Ky i fundit u bë i njohur si njeriu që ngriti në Serbi flamurin e “Shqipërisë së Madhe”, ndërkohë që prej 7 tetorit është mbyllur në qeli pasi është arrestuar nga polici për armëmbajtje pa lejë.
Burime pranë drejtorisë së Burgjeve thanë se takimi mes Brahos dhe Morinës ka qenë privat. Braho e ka përgëzuar për fitoren dhe se njëherësh i ka premtuar atij se do i garantojë siguri dhe mbështetje si jashtë dhe brenda burgut.
Ndërkohë nga ana tjetër avokatët mbrojtës të Ismail Morinës, kanë pohuar për gazetën “Shqiptarja.com” se në ditët në vijim do kërkojnë lirimin e Ismail Morinës, pasi armën ai e ka mbajtur për vetëmbrojtje, si pasojë e kërcënimeve që i vijnë nga grupet ekstremiste serbe.
Morina mbahet i arrestuar pasi një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi u kap me dy armë zjarri pa leje. “Ballist” Morina ishte protagonist i ndeshjes së parë Serbi-Shqipëri, me anë të futjes së dronit me flamurin e Shqipërisë së Madhe në stadiumin e Beogradit.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)