Arrestimi i presidentit të Venezuelës Nicolas Maduros në Karakas ka tepër mundësi të jetë një skemë e re e sofistikuar në kapjen e diktatorëve terroristë.
Në fakt kjo është pritur nga politika amerikane, por kuptohet se ky nuk mund të jetë rasti i parë dhe i fundit.
E themi këtë se sot diktatorët kanë sjellë e po sjellin shumë dëme në zhvillimin botërore.
Kjo ndërmarrje e sofistikuar kundër Nicolas Maduro ka qenë një skemë perfekte dhe me një teknologji të lartë, por edhe me avionë të një niveli teknologjik të lartë në industrinë e ajrit.
Të shohim se si do të vijojnë ngjarje të tilla.
Por ndërkohë janë disa diktatorë terroristë që janë të trembur sot, sepse Amerika njoftoi që në Neë York është ngritur prokuroria dhe gjykata e paspçme që do të gjykojë të gjitha forcat antiamerikane që kanë bërë krime kundër Amerikës.
Dhe, nëse kjo do të vijojë, kuptohet se në botë po fillon të fryjë një erë e re.
Por duhet të shohim: a është vërtet një skemë e lartë teknologjike kjo që kapi Maduron?
Unë mëndoj se po. Prandaj dhe besoj se tani sapo ka nisur një epokë e re kundër diktatorëve të tipit Maduro.
Dhe duhet theksuar se sot në Amerikë po drejton një president me optikë shumë të lartë profesionale kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar, por edhe një njohës me nivel të lartë i marrëdhënieve ndërkombëtare./Marrë nga profili i autorit në Facebook
Komente










