Spartak Poçi: Qeveria Berisha
s’i zbatoi projektet tona

Spartak Poçi: Qeveria Berisha<br />s’i zbatoi projektet tona
TIRANE- Në një intervistë ekskluzive për “ Shqiptarja.com” ish Ministri i Transporteve dhe telekomunikacioneve Spartak Poçi, thotë se –“ gjatë investimeve të qeverisë Berisha në sistemin e infrastrukturës, ka qenë e gabuar dhe mjaft e dëmshme ekonomikisht edhe metoda e ndjekur “Fillo dhe mos mbaro”,shpërndarja asimetrike në disa objekte pa lidhje me njëri tjetrin, në vend të përqëndrimit të mjeteve financiare dhe kapaciteteve teknike.

Për shembull : Ne vend të investohej në segmentit Thumanë- Qafë e Kasharit Rrogozhinë ,pjesë e korridorit Veri Jug u investua në zgjerimin e rrugës Plepa- Kavajë duke e kthyer gjithë fluksin e transportit  në një zonë tepër të ngarkuar. Zoti Poçi shton se –“ Megjithatë qeveria Berisha,ndonëse gjeti të gatshme shumë studime,projekte dhe dosje pune as që e mori mundimin t’i vinte ato në zbatim”.
 
Z.Poçi si ish Ministër i transporteve dhe Telekomunokacioneve dhe specialist  i vjetër i ndërtimit të rrugëve, si i vlerësoni zhvillimet në rrjetin rrugor dhe investimet sidomos gjatë 8 viteve të fundit ?
 Pas vitit 1997 pothuajse të gjitha qeveritë i kanë kushtuar vëmendje dhe kanë qenë të orjentuara drejt përmirësimit dhe zhvillimit të rrjetit rrugor kombëtar. Arritjet kanë qenë të mëdha. Në këtë kuptim edhe gjatë periudhës që ju pyesni kanë ndodhur zhvillime të rëndësishme. Megjithatë qeveria që erdhi para 8 viteve,ndonëse gjeti të gatshme shumë studime,projekte dhe dosje pune as që e mori mundimin t’i vinte ato në zbatim.

Veç kësaj u suprimuan arbitrarisht këshilli kombëtar i rrugëve,organi më i lartë vendim marrës për projektet dhe studimet e rëndësishme. U anullua studimi mbi prioritetet e zgjerimit të rrjetit rrugor dhe u zëvëndësua me një program sipas preferencave lokale dhe klienteliste. Pavarësisht se ekonomia e Shqipërisë është relativisht e dobët dhe investimet për ndërtimin e rrugëve janë një barrë e rëndë, skema financiare që aplikoi qeveria pas viti  2005 u mbështet kryesisht tek kreditë tregëtare. Veç kësaj u punua për ndërtimin e segmenteve rrugore për të cilët priste puna dhe u lanë pas dore objektet me prioritet.

Gjithashtu,ka qenë e gabuar dhe mjaft e dëmshme ekonomikisht edhe metoda e ndjekur “Fillo dhe mos mbaro”,shpërndarja asimetrike në disa objekte pa lidhje me njëri tjetrin, në vend të përqëndrimit të mjeteve financiare dhe kapaciteteve teknike. Për shembull : Ne vend të investohej në segmentit Thumanë- Qafë e Kasharit Rrogozhinë ,pjesë e korridorit Veri Jug u investua në zgjerimin e rrugës Plepa- Kavajë duke e kthyer gjithë fluksin e transportit  në një zonë tepër të ngarkuar. Shembuj të tillë mund të jepen plot.

Cfarë u bë gabim për ndërtimin e rrugëve ?
Eshtë e vështirë ti përgjgjesh me pak rrjeshta kësaj pyetje por unë dua të theksoj dy tre çështje
Së pari - Suprimi i Këshillit Kombëtar të Rrugëve,mos kryerja e studimeve cilësore si të karakterit strategjik (masterplanet,prognozat e zhvillimit)ashtu edhe të karakterit teknik si kodet teknike ose me saktë Eurokodet,ngritja e strukturave të kontrrollit teknik supervizionit, moskryerja e studimeve me karakter ekonomik krahas projekteve teknike si edhe mosplotësimi me stafe të kualifikuara dhe specializuara të institucioneve Qendrore dhe të nivelit të Mesëm.

Cilat do te ishin sygjerimet tuaja per ndryshimin e situates ?
Do të preferoja të jepja disa sygjerime që lidhen ndoshta me një “Reformë” që do të duhet të ndërmeret nga qeverisja e sotme për të eliminuar sa të jetë e mundur gabimet e së kaluarës,për të kuruar efektin e tyre dhe për të përballuar me kopetencë sfidat që e presin sektorin e rrugëve .
1 - Rriorganizim i institucioneve dhe strukturave në fushën e rrugëve:

Pa këtë masë themelore institucionale dhe financiare nuk është e mundur të shpresohet në një rrjet rrugor me të vërtetë eficent. Ringritja e Këshillit Kombëtar të Rrugëve ,një autoritet i munguar në transparencën dhe këshillimin e projekteve madhore dhe investimeve të rrugëve  Ngritja e strukturave kërkimore shkencore të rrugëve. Mungesa e këtij institucioni ka sjellë një amulli në vendimmarrje për projektet dhe investimet e mëdha, siç kanë qënë projektet e rrugëve Milot - Kukës Morinë,Tiranë- Elbasan, i ashtuquajturi boshti i jugut, dublimet  e dy akseve Plepa - Rrogozhinë dhe Fushe Krujë - Milot ,etj.
  1. Riorganizimi i fondit shqiptar të rrugëve
  2. Riorganizimi i këshillave Tekniko Shkencore në agjensitë kryesore të rrugëve,si një format i abroguar në një mënyrë krejt të një- anshme nga strukturat respektive të Ministrisë të Transporteve (ARA,etj)
2 - Hartimi i master planit të rrjetit rrugor të shqipërisë.
Miratimi i tij të bëhet nga parlamenti dhe askush të mos ketë të drejtë të bëjë ndryshime të njëanshme.

3 - Bërja e transparencës së plotë për projektet e akseve rrugore :
a)Dublimi i rrugës Plepa- Rrogozhinë
b)Dublimi i rrugës Milot- Fushë Krujë
c) Qukës - Qafë Plloçë
d) Kardhiq -  Delvinë
e) Rrëshen - Kalimash

Një pjesë e këtyre rrugëve janë kryer pa studim fizibiliteti në kundërshtim të hapur me standartet dhe interesat e shtetit dhe me kosto shumë të larta deri në absurditet. Megjithatë qeveria që erdhi para 8 viteve,ndonëse gjeti të gatshme shumë studime,projekte dhe dosje pune as që e mori mundimin t’i vinte ato në zbatim.
 
Shkrimi u publikua sot (14.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Studentët vetëidentifikohen si Martin Cani! Një homazh i pikturuar nga Helidon Haliti

Studentët vetëidentifikohen si Martin Cani! Një homazh i pikturuar nga Helidon Haliti