Deklaratat e ministres serbe Snezhana Pnaunoviç për “spastrim etnik” në Kosovë kanë shkaktuar mjaft reagime të ashpra në rajon dhe jo vetëm. Analistja Ardita Behluli në një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’ tha se pala opozitare ka kërkuar shkarkimin e saj për gjuhë të urrejtjes.

“Deklarata e saj ka bërë buëjë në vend dhe rajon dhe ka nxitur revoltë të qytetarët shqiptarë. Reagime ka pasur edhe në Serbi, pala opozitare ka kërkuar shkarkimin e saj për gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve”, tha Behluli.

Ajo shtoi se qeveria e Serbisë është distancuar nga këto deklarata duke thënë se ai është një qëndrim personal dhe nuk përfaqëson politikën e shtetit serb. Po ashtu analistja tha se për këtë situatë shtetet e Bashkimit Europian dhe të SHBA-së duhet të reflektojnë më shumë.

 “Është distancuar qeveria e serbisë. Vuçiç ka thënë që distancohet nga deklarata e ministries pasi nuk përfaqeëson qëndrimin dhe politikën e shtetit serb, dhe ai është një qëndrim personal. Ajo ka kërkuar falje ndaj qeverisë duke arsyetuar deklaratën e saj. Unë mendoj se duhet të reflektohet më shumë nga shtetet e Bashkimit Europian dhe të SHBA-s”, nënvizoi Behluli.

Më tej ajo shtoi se ministrja ka lindur në Pejë dhe pavarësisht gjithçkaje deklarata e saj nuk mund të justifikohet.

“Ka lindur dhe jetuar në Pejë. Nuk mund të arsyetohet deklarata e saj. Nuk besoj se do të ketë shkarkim se nuk shohim një gatishmëri nga qeveria serbe”, tha ajo teksa shtoi se gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve ka qenë e vazhdueshme edhe më parë.

Sa i përket kërkesës që deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi me 53 deputetë opozitarë i kanë dorëzuar një kërkesë kryeministrit serb për shkarkimin e ministres Snezhana Paunoviç, analistja tha se zëri i tyre në institucionet serbe është i dobët.