Përbërësit:
- 700 gr speca (jeshile dhe të kuqe)
- 1-2 patëllxhanë
- 2 kokrra domate
- 50 gr pure domate
- 5-6 lgj vaj ulliri
- 2 qepë
- Kripë, piper
- Sallam fshati
- Spec djegës
- Majdanoz
Përgatitja:
Presim specat dhe patëllxhanët në madhësi të barabartë në shkopinj. Domatet i presim në kubikë të vegjël, ndërsa sallamin e presim në feta rrumbullake. Në një tigan vendosim specat dhe patëllxhanët, shtojmë pak ujë, e mbulojmë tiganin me kapak dhe i lemë në zjarr perimet që të zbuten. Më pas shtojmë në tiganin me speca dhe patëllxhan qepën të grirë hollë dhe vajin e ullirit. Shtojmë më pas domatet dhe purenë e domates. E rregullojmë gatimin me kripë dhe piper të zi dhe e lemë derisa përbërësit të lidhen. Në fund shtojmë pak spec djegës dhe fetat e sallamit, i lemë dhe për pak minuta dhe më pas e servirim gatimin të ngrohtë pudrosur me majdanoz të freskët.