100 vjet më parë Ulysses Grant –Smith, ambasadori i parë i SHBA në Tiranë e përshkruajti kështu mbresën që i la Shqipëria:

"Ky vend është shumë i varfër, njerëzit në përgjithësi janë të pashkolluar dhe të paushqyer, por çuditërisht përpara meje ndodhet kryeministri Fan Noli, i cili flet një anglishte harvardiane shumë më të mirë nga mua. Dhe unë ndjehem keq përpara tij. 

100 vjet më pas Report Tv dëshmon nga bordi i destrojer i klasit Arleigh Burke në Marinën e Shteteve të Bashkuara, miqësinë midis dy vendeve që nuk e zhbëri dot as periudha komuniste.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta zbulon qëllimin e vizitës së destrojerit në brigjet e Portit të Durrësit. Ai sjell historinë e rreshterit 22 vjeçar i cili dha jetën në Irak për të mbrojtur kolegët e tij, JASON DUNHAM, emrin e të cilit mban kjo anije dhe tregon se çfarë përmban ky mjet lundrues ushtarak, nga dhoma sekrete e deri tek helikopteri SeaHaëk.