Speciale/ Ja cilat ishin ngjarjet
kryesore gjatë vitit 2015 në Shqipëri

Nga zgjedhjet për pushtetin vendor, te dekriminalizimi, ashpërsimi i luftës politike dhe reforma në Drejtësi. Ekonomia sërish në vështirësi. Ndërsa kombëtarja e futbollit bën historinë duke u kualifikuar për në finalet e Europianit Francë 2016
 
Më shumë se zhvillimet politike të ngarkuara si zakonisht me zhurmë, përplasje e ndarje , viti 2015, do të mbahet mend ndoshta më tepër për një ngjarje të vecantë, që bashkoi të gjithë shqiptarët duke u bërë ata krenar si komb. Për herë të parë në histori, Shqipëria u kualifikua për në finalet e Europianit të futbollit që do të mbahet në Francë qershorin e ardhshëm.

Kualifikimi ishte realizimi i një ëndrre të cilën thuajse askush nuk kishte besuar se mund të bëhej e vërtetë. Shqipëria u rendit e dytë në grupin e saj pas Portugalisë.
Lojtarët e kombëtares u pritën si heronj të nesërmen, më 12 Tetor, në kthimin e tyre nga Armenia, që në areoport, ndërsa rrugët ishin mbushur plot.

Mijëra njerëz u grumbullluan edhe në sheshin para qeverisë ku kryeministri organizoi një pritje të vecantë. “JU fituat, barazuat, humbët, u ngjitët, u rrëzuat dhe u rinhgitët, duke shkruar një faqe të lavdishme që padyshim që do të shkëlqejë përgjithmnë falë kualifikimit, që nuk do të ishte pa shkëlqim edhe sikur të mos ishit kualifikuar”, deklaroi zoti Rama para lojtarëve.

Pas kryeministrisë ndalesa e radhës ishte te presidenti Bujar Nishani. “Kombëtarja jonë ja doli mbanë. Ka bashkuar dhe ka njehsuar pjestarët e një kombi më shumë se sa politika, demogogjia, ideologjia apo retorika boshe”, nënvizoi presidenti.

Më pas një festë e madhe në Sheshin Nënë Tereza, ku nën tingujt e muzikës futbollistët, trajneri dhe anëtarë të federatës, ju gëzuan arritjes më të madhe në historinë e këtij sporti.

Dy muaj më vonë, më 12 dhjetor, në Paris, u hodh shorti. Shqipëria u rendit në një grup me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën. Për trajnerin italian Gianni De Biasi megjithatë nuk është një mision i pamundur.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan