Speciale/ “Dosja 2014”
Mëkatarët përballë Drejtësisë

Speciale/ “Dosja 2014”<br />Mëkatarët përballë Drejtësisë
2014-ta, asnjë zyrtar i lartë i dënuar nga gjykata
I paralajmëruar si viti që do të vinte pas hekurave këdo që shkel ligjin, edhe pse të veshur me kostumin e politikës apo personave me pushtet përfshi dhe atë ekonomik, 2014-a rezulton të mos ketë sjellë asnjë dënim zyrtari të rangut të lartë.

Këtë fakt e vuri në dukje dhe kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig kur tha se pavarësisht numrit në rritje të rasteve të regjistruara të korrupsionit në gjysmën e parë të vitit 2014, ende asnjë zyrtar i lartë nuk është dënuar për këtë vepër penale.
 
Dosja “Gjika”, Kryebashkiaku i Vlorës fiton pafajësi
I konsideruar si procesi që turbulloi ujërat në politikë pasi një zyrtar si kreu i Bashkisë Vlorë Shpëtim Gjika u mor i pandehur për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash, e ku pritshmëritë ishin të larta drejtësia nën duartrokitjen e përkrahësve të Gjikës në sallën penale të drejtuar nga gjykatësi Arben Micko do të vendoste pafajësi.
 
Nën akuzë Xhelal Mziu, gjykata heq arrestin me burg
Të zgjedhurit lokal nën akuzë nuk do të mungonin dhe nga opozita, ku kreu i bashkisë Kamëz Xhelal Mziu mudni ti shmanget paraburgimit me hetimin në gjendje të lirë, por vendimi për të duket ende larg pasi dosja ka përfunduar në gjykatë kushtetuese për interpretime ligjore.

Nën hetim kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqo
Hetimet për shpërdorim detyre do të shtriheshin dhe në bashkinë e Fierit ku i pandehur me masë sigurie heqja e të drejtës për të dalë jashtë Shqipërisë u mor dhe ndaj kryebashkiakut Baftjar Zeqo, ndërsa ky i fundit do të shprehej se kjo është një akuzë politike ndaj tij.
 
Shkeljet, nën hetim ish-ministri Imami pas akuzave të Kodhelit
Shkeljet vunë nën hetim dhe zyrtarë të lartë përfshi ish ministrin e mbrojtjes Imami ku pasardhësja e tij Ministrja Kodheli rënditi një sërë shkeljesh të gjetura nga një audit, ku fondet publike ishin përdorur si mall pa zot.

E megjithse akuzat ishin vërtet të rënda, prokuroria nuk mundi të gjejë element të veprës penale e për këtë arsye mori vendimin të pushojë çështjen.
Nën akuzë për shpërdorim detyre u vendos dhe ish drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj, por sërish cështja u pushua dhe drejtues të lartë të policisë së shtetit.
 
Skandali në “BSH” Adrian Fullani: Jam i pafajshëm
E cilësuar si dosja VIP, vjedhja e 713 milionë lekë në Bankën e Shqipërisë vuri në provë këtë herë përballë publikut prokurorinë dhe gjykatën. 19 urdhër arreste të ekzekutuara nga policia ku mes tyre pas afro 2 dekadash me pranga u ulë në bankën e të akuzuarve dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani.

Ende drejtësia nuk ka një verdikt përsa i përket procesit Bankën e Shqipërisë, por në harkun kohor të një muaji nga prangosja e Guvernatorit dhe vartësve të tij, nga gjykata e shkallës së parë, në atë të apelit dhe në Gjykatën e Lartë, Fullani mundi të fitojë statusin e personit nën hetim në gjendje të lirë e të mos i mungonte ballos presidenciale për fund vit.
 
Kushtetuesja, Shqipëria në zgjedhje me 61 Bashki
Por postulati se përpara ligjit të gjithë janë të barabarta nuk do të mungonte dhe në dosjet e politikës ku në të paktën 6 raste subjektet opzoitë-mazhorancë u përballen midis tyre pa mbeture pas dhe me ankimimit e presidentit për ligje si ai i forcave të armatosura apo për këshillin e lartë të drejtësisë.

Vendimet e kushtetueses do të kulmonin me rrëzimin e ankimimit të PD-s për reformën territorial duke lënë në fuqi ndarjen e re territorial me 61 bashkë, ndërsa nuk munguan dhe vendimit ku qeveria sipas gjykatës kushtetuese kish vepruar në shkelje të kushtetutës duke i dhënë të drejtë palës ankimuese, 1/5 së deputetëve të opozitës dhe në dy raste presidencës.

Apeli rrëzon burgimin përjetë ndaj Dritan Dajtit
Një sërë procesesh do të mbylleshin përgjatë 2014 dhe në  gjykatën e krimeve të rënda duke vulosur dënim me burgim të përjetshëm pas një procesi 4-vjecar për Dritan Dajtin nën akuzë për ekzekutimin e 4 policëve në vitin 2009.

Ky vendim do të rrëzohej nga Apeli i Krimeve të Rënda dhe procesi me një rekurs të prokurorisë është në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë, nëse do lërë në fuqi atë të shkallës së parë apo do të miratojë vendimin e apelit për të nisur gjithçka nga e para.
 
3.5 vite burg për kreun e gjykatës Pukë, Shtjefën Lleshi
Drejtësia për vitin 2014 do të tronditej dhe brenda radhëve të saj ku skandali në Gjykatën e Pukës i denoncuar në media pasi me para këmbehej vendimi për të liruar të burgosurit, do të sillte menjëherë shkarkimin e kreut të kësaj gjykate Shtjefën Lleshi dhe dënimin e këtij të fundit me 3 vite burgim si dhe shkarkimin e prokurorit Pëllumb Premçi si dhe kancelares dhe sekretares së gjykatës Pukë.
 
Dënohet gjyqtari i Pogradecit Dhimitër Pojanaku
Skandali do të përfshinte dhe gjykatën e pogradecit, ku gjykatësi Dhimitër Pojanaku do të dënohej me 3.5 vite burg, si zyrtari i parë i dënuar pranë krimeve të rënda për korrupsion pasiv pas ndryshimeve ligjore ku korrupsioni konsideohet krim i rëndë.
 
Vrasja e Dritan Lamajt, pas hekurave Arben Frroku
Pas hekurave nën akuzë për vrasjen e ish kreut të policisë së Kombinatit Dritan Lamaj ndodhet dhe biznesmeni Arben Frroku por ky proces për gjykatën përgjatë 2014-ës me një sërë akuzash e replikash nuk arriti të mbyllej duke kaluar në pritje të vendimit përgjatë vitit 2015.
 
Burg përjetë për Ilir Xhaken, vrau efektivin Adem Tahirja
Burgim përjetë gjykata vendosi dhje për Ilir Xhaken në akuzë për vrasjen e efektivit të policisë Adem Tahirja, ndërsa i shkarkuar për shpërdorimi detyre Gjykatësi që u përfol se favorizoi Xhaken të qëndronte në liri për moszbardhje vendimi gjykatësi Nertian Tabaku arriti të marrë pafajësi.
 
Vrau gjatë grabitjes, burg për jetë Aldo Hoxhës
Burg përjetë gjykata do të vendoste dhe për të liruan Aldo Hoxha në akuzë për grabitje me dhunë, pasi sipas prokurorisë rezultoi e provuar se Hoxha ishte autor i grabitjes së shtetases Fatbardha Tafa e cila u godit disa herë me thikë e më pas humbi jetën.
 
Në burg edhe rekrutuesit për xhihad në Siri
2014 do të vendoste në bankën e të akuzuarve dhe grupin e strukturuar kriminal të rekrutimeve të xhihadistëve drejt Sirisë, por 6 muaj pas masave të sigurisë arrest me burg akuza është në pritje të informacioneve nga agjensitë ligjzbatuese për dërgimin e dosjes drejt Gjykatës.
 
Babagjyshët pas hekurave, gjykata i lë në burg
Muaji dhjetor 2014 arriti të zbardh nëpërmjet metodave speciale të hetimit dhe aëntarët e bandës së grabitësve babagjyshët, ku gjithcka përsa i përket hetiemve dhe një dënimi do të caktohen përgjatë 2015, por këtë vit gjykata dhe prokuroria arritën që sëpaku babagjyshët të kalojnë festat e fund vitit në qeli.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?