Speciale-Njerëzit me/pa pushtet që 
 kanë impresionuar gjatë vitit 2015

Speciale-Njerëzit me/pa pushtet që <br /> kanë impresionuar gjatë vitit 2015
Këta njerëz janë ata që i kanë dhënë tonin apo na kanë prekur gjatë vitit 2015. Politikanë, artistë, fëmijë. Pushteti i tyre na ka impresionuar, pafuqishmëria e tyre na ka tronditur.

Kancelari i përjetshëm
Në moshën 96 vjeç ai ndërroi jetë. Helmut Schmidt dukej i përjetshëm, konsiderohej si kancelari më i dashur. Ai iu shpjegonte gjermanëve botën, dhe botës Gjermaninë. Askush në këtë vend nuk e mishëronte më mirë burrin e shtetit se ai. Ndaj humbja e tij më 10 nëntor në qytetin e lindjes, Hamburg preku shumë gjermanë.

kancelari
 
Gruaja e vitit

Do ta arrijë ajo pas postit të kancelares atë popullaritet që gëzoi Helmut Schmidt? Këtë vit vlerat e sondazheve për Angela Merkelin kanë shënuar rënie. Shumë gjermanë nuk janë të kënaqur me politikën e saj të refugjatëve. Por në botë pranimi i refugjatëve i ka sjellë Merkelit shumë respekt. Revista "Time" e kurorëzoi Merkelin si "Personin e vitit" në faqen kryesore.

merkel
 
Vajza me lot në sy
Para se të rritej dukshëm vala e refugjatëve në Gjermani, shumë vetë u befasuan kur Angela Merkel u përpoq të qetësonte një vajzë me origjinë palestineze. Reem Sahwil rrëfeu para kamerave për shqetësimin e saj dhe frikën e dëbimit. "Politika është herë pas here e ashpër", iu përgjigj Merkel vajzës palestineze që filloi të qajë. Më pas Reem tha se së paku Merkel i dëgjoi shqetësimet e saj.

vajza me lot ne sy
 
Foshnja e mbytur në breg
Mijëra vetë kanë humbur jetën sivjet në përpjekjen dramatike për t'i ikur luftës, mjerimit dhe varfërisë. Burra, gra dhe fëmijë. Aylan Kurdi ishte vetëm tre vjeç, kur në fillim të shtatorit u mbyt gjatë tentativës për të ardhur në Europë. Fotoja e djalit të vogël në breg shokoi opinionin botëror. Por ende njerëzit vazhdojnë të mbyten në brigjet e Europës.

femija mbytur
 
Sytë e karikaturistit
Stéphane Charbonnier, i njohur si Charb ishte fytyra e revistës satirike Charlie Hebdo. Këtu (fotografia) demonstruesit përkujtojnë Charb dhe kolegët e tij të vrarë në Paris. Në Janar 17 vetë u vranë nga terroristët islamistë në sulmet kundër redaksisë së revistës satirike dhe një supermarketi hebre.

karikaturisti
 
I mbijetuari
Vetëm 10 muaj pas sulmeve të janarit vriten 130 vetë në Paris - sërish qyteti bëhet objekt sulmi i islamistëve. Ky burrë u ka mbijetuar sulmeve në stadium, restorant dhe një koncert. Në ceremoninë e lamtumirës në katedralen e invalidëve, presidenti francez, Francois Hollande u premton të afërmve dhe të mbijetuarve se do të bëjë çdo gjë për "t'i shkatërruar" përgjegjësit.

i mbijetuari
 
Njeriu që mbjell tmerrin
Abu Bakr al-Baghadi i vetëshpallur nga viti 2014 si kalif i të ashtuquajturit "Shtet Islamik" ka siguruar pozicionin e tij me sundimin e tmerrit: Prerje kokash dhe rrëmbime. Për çdo terror ai gjen gjithmonë një justifikim teologjik. Rregullisht qarkullojnë njoftime për vdekjen e tij, por deri më tani ato mbeten të pavërtetuara.

islami tmerr
 
Patriarku
Ky krahasim vjen nga vetë personi. Ai e sheh veten si mbështetësin e futbollit, por botës tani ai i kujton bosin e mafias, Francis Ford Coppola. Në fund të fundit Sepp Blatter akuzohet për korrupsion në stil të gjerë. Në qershor 2015 ai kërkoi të rizgjidhej nga FIFA, më pas ofroi dorëheqjen dhe në tetor Blatter u përjashtua nga Komisioni i Etikës së FIFA-s.

patriaku
 
Stërgjyshja
Asnjë monark britanik nuk ka qendruar kaq gjatë në fron sa ajo. Mbretëresha Elisabeth II e mban kurorën prej 64 vjetësh. Kur u ngjit ajo në fron kryeministër ´qe Winston Churchill. Elisabeth II i ofroi Churcillit audiencë javore, e qysh atëherë edhe 11 pasuesve të tij. Në vitin 2015 ajo u gëzua krahas rekordit mbretëror edhe për lindjen e stërmbesës së pestë, princeshës Charlotte e Cambridge-it.

stergjyshja
 
Puçist i shndërruar

Në mes të viteve 80-të udhëhiqte si diktator ushtarak, tani ky njeri do ta transformojë Nigerinë si demokrat. Nga maji Muhammadu Buhari është president i vendit me popullsinë më të madhe në Afrikë. Presidenti i ri do të luftojë korrupsionin në vendin e pasur me naftë dhe grupin terrorist Boko Haram. Pritshmëritë ndaj Buharit janë të larta, por ende nuk ka shenja për transformimin e premtuar.

pucisti
 
Donaldi
Ai domino titujt kryesorë të gazetave dhe vlerat e sondazheve. A do t'ia dalë racisti dhe njeriu armiqësor ndaj islamit të jetë kandidat i republikanëve e ndoshta njeriu më i fuqishëm i botës? Në Europë asksuh nuk e përfytyron dot Donald Trump si president, por Google regjistron për miliarderin katër herë më shumë kërkesa për të se për Hillary Clinton.

donald
 *Marre nga Deutsche Welle

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo urat që po shkatërron Albini

Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo urat që po shkatërron Albini