Specialistët: Shqipëria s'ka kushte
për asgjësim armësh kimike

Specialistët: Shqipëria s'ka kushte<br />për asgjësim armësh kimike
TIRANË - "Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë armë kimike". Këtë kanë pohuar ekspertë toksikologë të ushtrisë shqiptare, të ftuar në “Urbanika” në “A1 Report”. Ata kanë theksuar se Shqipëria nuk ka kushte për të asgjesuar armë kimike, nuk ka siguri kombëtare ndaj një helmimi të mundshëm, edhe mbetjet përbëjnë rrezik, nuk ka specialistë, nuk kishte pse zgjidhej një vend i dobë i NATO-s. Gjithashtu kanë transmetuar ekskluzivisht në ekranin e 'A1 Report" filim të vitit 1982 se si studionin perdorimin e gazit mustarde te kafshet dhe pasojat e tij vekjeprurëse. Specialistët kanë refuzuar dhe ngritur shumë pyetje mbi qeverinë

SHQIPËRIA S'KA PASUR ARMË KIMIKE, VETËM LËNDË TË DOBËTA
“Ne kemi pasur lëndë helmuese të dobëta mësimore, stërvitore dhe jo lëndë luftrake të mirëfillta. Ato kanë qenë jashtë loje. Kanë qenë për qëllime studimore. Kemi pasur mustardë nga Kina apo mililitra zarin, me të cilin kemi bërë studime kimike. Ne kemi pasur një poligon, që e ka ndërtuar amerikani, që kanë asgjësuar gjithçka që ka ngelur, por lëndë helmuese luftarake, jo armë. Kjo sasi armësh nuk ishte e mundur të agjësohej. Berisha ftoi SHBA-të. Armët kimike Saliu i ka shpikur në 21 janar se Ndrea Prendi tha se ishte parashikuar sulm me armë kimike. T’i gjejnë. Ne dimë që ëtu s’ka pasur asnjë", tha Qemal Poçi, ish-toksikolog i ushtrisë shqiptare.

"Në 2007 kemi thënë se kemi asgjësuar armë kimike 16 ton dhe SHBA dhanë 35 mln dollarë. Ne nuk kemi pasur armë kimike. Ishin lëndë helmuese luftarake, të tilla quhen ato që kanë disa cilësi që bëjnë të mundur dëmtimin e njerëzve, bimëve, kafshëve. Por nuk janë armë, me ato mbushen municionet. Armët kimike përbëhen nga lëndë helmuese dhe mjetet e hedhjes së tyre, që janë raketat, municione. Janë tjetër gjë lëndët kimike në Qafë Mollë dhe tjetër armët kimike. Ne nuk e meritojmë atë që kemi zënë vendin e parë në botë për lëndë kimike, që shkruajnë mediat e huaja", ka shtuar Poçi.

PYETJET QË NGRËNË SPECIALISTËT:
Ish-specialistët e ushtrisë pyetën: Çfarë kërkohet nga Shqipëria; asgjësimi nga ne i këtij potenciali apo thjesht vendosja e tokës sonë në dispozicion? Janë lëndë helmuese luftarake apo armë kimike? Do jenë të mbushura në konteniere apo municione? Çfarë sasie do sjellin konkretisht? Shqipëria vend tranzit, për depozitimin për një kohë të gjatë, se thonë dhe depo për tërë jetën. Nëse janë lëndë helmuese duhen ambalazhuar. Nëse janë armë janë municione të mbushura me cfarë lënde? Na zgjodhën se jemi vendi më i varfër, më i vogël, se s’kemi kapacitete apo të na ndihmojnë me para? Çdo bëhet me toksinat që do dalin këtu? Do mbetet mjedis i pastër? Si kalohet, helmohet ky popull keshtu pa e pyetur?

S'KEMI SIGURI KOMBËTARE, NJË SHISHE HELM NË BOVILLË HELMON GJITHË QYTETIN
"Del se SHBA kanë thënë se do vijnë t’i asgjësojnë vetë. Bie varianti që do t’i bëjmë ne. Se ne s’kemi asnjë potencial të asgjësojmë 1000 ton materiale reale vdekjeprurëse. I bie të bëjmë 200 tonë në ditë. Ne s’asgjësuam dot 600 ton në 2007. Ne kemi mbetur pleq. Forcat e Armatosura nuk kanë specialistë, inxhinerë kimikë. Disa kanë ikur jashtë shtetit, disa në pension. Asnjë nga ne s’mund të mbajë kostum të gomuar kimik e të rrijë me orë të tëra", tha Poçi.
"Edhe mbetjet që dalin nga djegia me rrymë elektrike të lartë kanë rrezikshmërin e tyre. Ne kemi strategjinë e sigurisë kombëtare. Por nuk thotë asgjë për sigurinë kimike. Për gjithë kiminë e ushtrisë një oficer është në ministri. Një litër gaz mustard në Bovillë helmon gjithë qytetin. Cilat janë ato struktura të sigurisë kombëtare që do merren me një gjë të tille? Ja hodhën një helm në Bovillë, kush do ta kontrollojë. Ne s’kishim laborator për kastravecat, na e gjeti Mali i Zi substancën. Ato materiale të rënda do prodhojnë gazra, materiale të rënda toksike, 19 ton materiale toksike. Çdo bëhet me toksinat që do dalin këtu? Qeveria jonë do t’u kërkojë do asgjësohet gjithçka, do mbetet mjedisi i pastër? Duhet të marrë një audit të huaj, që mos mbetet asgjë", ka thënë Pëllumb Zaimi, pedagog, kolonel.
 
DUHEN 3 MILIARD DOLLARË PËR 1000 TONË MBETJE, NË 2007-N U PAGUA 3 MLN DOLLARË/TON
3 milion dollarë për ton harxhuan amerikanët në vitin 2007 në Shqipëri", bënë të ditur specialistët e ushtrisë atë kohë. Ndërsa per mbetjet e perfolura se fundi prej 1000 tonesh, ata theksuan se duhet minimumi 3 miliard dollarë të asgjësohen. "Pse dhe nese i marrim, për 2 milionë dollarë do marrim ne ato atje?", pyeti pedagogu dhe koloneli Pëllumb Zaimi.

EKSKLUZIVE/VIDEO NË VITIN 1982 NGA HELMIMI I KAFSHËVE ME GAZ SARIN
Në studio toksikologu Qemal Poçi solli për publikim një material filmik se si në vitin 1982 për arsye esperimentale ai dhe kolegët e tij bënë një eksperiment ilegal tekafshët, saktësisht te delet, kali dhe lepuri, të përdorimit të gazit sarin.

LEPURI

Ata e bënë këtë pasi donin të gjenin një një medikament, që të mjekonte jo më pak se 3 doza vdekjeprurëse nga gazi sarin. Antidodë ndaj helmit. Dhe në pamjet filmike të transmetuara ekskluzivisht në “A1 Report” shihet se si kafshët pas hedhjes së gazit shtriheshin përtokë, alivanoseshin duke nxjerrë shkumë nga goja, iu mbylleshin sytë gati drejt ngordhjes, por pastaj pas përdorimit të një antidode rivinin në jetë.

KALI
“E kam mbajtur të fshehtë këtë filmim dhe e nxora të binden njerëzit që çfarë është helmimi. Që ja se ç’po ndodh në Siri dhe mos e lini Assad të veprojë më tej. Ata njerëz në Siri nuk janë mjekuar me antidodin specifik. Ne në Shqipëri kemi pasur antidodë. Tani s’ka, por unë i kam formulat që mund t’i bëjmë sërish. Nëse nuk ka antidodën konsiderohet i vdekur”, shpjegoi Qemal Poçi.

HELMIMI

PSE U ZGJODH SHQIPËRIA, SHTETI MË I DOBËT I NATO-S?
"Jam kategorikisht kundër, por këto lëndë duan infrastrukturë shumë të gjerë që nga pritja në port, transporti, akomodimi, poligoni, se depot e Qafë Mollës nuk janë poligon. Na vënë para një fakti të kryer shumë negativ. Ne e marrim vesh kur të gjithë lakojnë Shqipërinë. Kush i merr vendimet për ne? Qeveria nuk ka asnjë proncim. Pse zgjidhet Shqipëria, shteti më rrjepacak i NATO-s, që s’plotëson asnjë standard. Që sapo është pranuarnë NATO dhe jo një shtet që është pranuar 5 vjet, 10 vjet para. OKB pse nuk zgjedh një territor më afër. Pse duhet të transportohen mijëra km larg", tha Pëllumb Zaimi.

NUK DUHET TË BËHET NË SHQIPËRI, S'KEMI KUSHTE, TË PYETET POPULLI
"Qeveria të merrte mendimin e specialistëve dhe pastaj të vepronte si donte vetë. E mira është të mos bëhej në Shqipëri, por meqë bëhet në kuadër të aleancës", do të shprehej specialisti Qemal Poçi. Ai kujtoi se dhe sot shteti shqiptar ka marre 400 milionë euro nga Brukseli për pastrimin e mjedisit në Gërdecit dhe mjedisi ende eshte i ndotur nga metalet e rënda. Në Gërdec janë duke u helmuar dhe sot. Të marrin inxhinerë të shkëlqyer kimie, që janë shkolluar që nga Leningradi, si ata nuk ka. Shteti duhet të vlerësojë specialistët e vjetër. Qeveritë tona kanë harruar se kanë njerëz që mund t’u japin ndonjë mendim. Ne vijmë të gjallë, por figurojmë të vdekur. Unë në këtë moshë jam në gjendje t’i përsëris eksperimentet". Shyqyri Kondi, inxhiner kimist do te thoshte se "potenciale në Shqipëri nuk ka; është ofenduese për vendin tonë vënia në dispozicion e territorit pa pasur mundësi. Lavdia e vendit tone ka perënduar në vitet 90-të". Dilaver Goxhaj u shpreh se: “Qeveria duhet të pyesë popullin”. "Jo lëndëve helmuese ushtarake në Shqipëri", tha Pellumb Zaimi.
 
ZGJIDHEN VENDE TË DOBËTA SI SIRIA SHQIPËRIA
Siriania Aliaa Noha, e cila jeton ne Shqiperi, u shpreh se "po luhet me jetën e njeriut, kur ajo ka shumë vlerë. Po përdoren vendet e dobëta si Siri dhe tani Shqipëria. Si siriane më erdhi keq që të vinë amret kimike këtu në Shqipëri. Jam kundër që të bëhet në Shqipëri. Amerika dhe Rusia po luan me gjakun sirian. Përditë ka masakra në Siri. Populli sirian nuk ka frikë nga rebelët sirianë".


Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia