TIRANE- Zhbllokohen pas 3 vjetësh studimet për specializimet tek fakulteti i Mjekësisë. Ministria e Shëndetësisë ka miratuar listën e kuotave, ku në total do të jenë 325 kuota, të cilat janë të shpërndara në 36 fusha të ndryshme specializimi. Sipas tabelës 180 kuota do të jenë për Ministrinë e Shëndetësisë, 20 kuota për trojet dhe 125 kuota të pambuluara.

Ndërkohë sa u përket degëve, prioritet u është dhënë atyre të mjekëve të familjes, pediatrisë, kirurgjisë, gjinekologjisë, reanimator, të cilat kanë mbi 15 kuota.