TIRANE- Ministria e Shëndetësisë ka përcaktuar të gjitha kushtet dhe detyrimet që do të kenë mjekët specializantë të cilët do të përfitojnë nga kuotat me kontratë, sa i përket specializimeve në mjekësi.

Kështu, sipas kontratës së hartuar nga ky institucion çdo mjek e ka për detyrim që menjëherë pas përfundimit të studimeve ai të punojë për një periudhë 3 vjeçare në vendin e punës që do t’i përcaktohet nga Ministria e Shëndetësisë, pikërisht në atë vend ku ka më shumë nevojë.