Fakulteti i Mjekësisë ka publikuar dje piket e çdo kandidati i cili iu nënshtrua procesit të testimit dhe intervistës sa i përket specializimeve në mjekësi.

Në listën e bërë publike nga ky kandidat janë renditur 734 konkurrentët të cilët morën pjesë në provim sipas specialiteteve.

Në listen e çdo specialitet renditen aplikantët sipas pikëve të marra dhe shënohet edhe tre përzgjedhjet që ai ka shënuar.

Sipas Fakultetit të Mjekësisë bëhet e ditur se procesi i përzgjedhjes fillon më dt 13.01.2015, ndërsa shtohet se në ditët në vijim do të bëhet publik vendin dhe ora e saktë.

Kjo do të thotë se në rastet kur një kandidat ka fituar në dy apo më shumë degë duhet të bëjë përzgjedhjen dhe më pas të bëhet spostimi i kandidatëve të tjerë fitues.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm (9 Janar 2015) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)