Shqiptarja.com këtë javë i kushton një speciale Arsimit Parauniversitar dhe reformës në Maturën Shtetërore. Përmes intervistave dhe shkrimeve Shqiptarja,com sjell një panoramë tërësore si do të funksionojë Matura Shtetërore. Reformë e thellë pritet në arsimin parauniversitar, ku në shtator do të kemi një renditje të të gjitha institucioneve arsimore si publike dhe private për cilësinë e tyre të mësimdhënies, por edhe të logjistikës. Por, ajo që është më e rëndësishmja dhe një risi pas disa vjetësh është ndryshimi i Maturës Shtetërore,  cila do të shihet si një provim dalës, dhe jo hyrës në universitet. Pra do të jenë universitetet ata që do të përcaktojnë kriteret e marrjes së studentëve. Po kështu, po bëhet një reformë e thellë në sistemin e asaj që quhet kurrikula mësimore.

1. Ministria e Arsimit ka vendosur t’u japë fund dilemave të komunitetit për cilësinë e shkollave në arsimin parauniversitar, qofshin ato publik dhe private. Tashmë çdo shkollë e arsimit bazë dhe të mesëm do të matet jo vetëm për cilësinë e mësimdhënies, por edhe për kujdesin e ofruar ndaj nxënësve. Nga ky proces publiku do të mësojë realisht se cilat shkolla 9 vjeçare dhe të mesme në rang vendi janë më të mirat, ndërsa drejtuesit e arsimit do të duhet të marrin masat për përmirësimin e cilësisë së institucioneve në ato vende që hasen problematika.Lexo më shumë/Pas universiteteve edhe shkollat matje cilësie

2. Reforma që po ndodh në arsimin parauniversitar pritet të prekë disa fusha të rëndësishme  të tij, çka do të bëjë të mundur kthimin e shkollës në një qëndër komunitare ku në vëmendje të jetë nxënësi. Por, si do të vijnë këto ndryshime? Zv/ministrja e Arsimit Nora Malaj, në një intervistë për “Shqiptarja.com”  shpjegon se si do të kryhet kjo reformë. Sipas saj, aktualisht Ministria e Arsimit është fokusuar në disa ndryshime të Maturës Shtetërore, duke shtuar provimin e gjuhës së huaj, po edhe vendosur rregulla më të forta për maturantët. Lexo më shumë/Reforma në arsim Malaj: Ja ndryshimet që do të vijnë në 2015

3. Çfarë e bën të veçantë muajin Prill në vëmendjen e Anglisht folësve? Katër vite më parë Organizata e Kombeve të bashkuara vendosi 23 Prillin si “Ditën e gjuhës Angleze”, datë e cila lidhet me ditëlindjen e kolosit të letërsisë Angleze dhe asaj botërore William Shakespeare. Për herë të parë këtë vit në Shqipëri do të ketë aktivete të ndryshme të cilat do të promovojnë rolin dhe rëndësinë që ka gjuha Angleze në zhvillimin e shoqërisë Shqiptare. Lexo më shumë/Konsulencë për mësuesit e gjuhëve të huaja

4. Ky shkrim mori shtysë nga një artikull i Kryeministrit për nevojën e mësuesve të gjuhës angleze në rrethinat e Tiranës me titull “Do të shkruajmë një histori të re për arsimin në Shqipëri”.Pra, thellbi i kësaj thirrje nuk është thjesht prania e një mësuesi të gjuhës angleze, por ky mësues duhet të jetë i kualifikuar dhe t’i mësojë këta nxënës me dashuri, pasion dhe përkushtim. Lexo më shumë/Standardizimi dhe kualifikimi i mësuesve sjell diferencën

5. Prezenca e uniformave blu pranë institucioneve të arsimit publik mbulon pjesën e sigurisë fizike, por ana emocionale dhe pasiguritë e adoleshentëve kanë nevojën e psikologut. Në arsimin parauniversitar, tashmë është e sanksiounuar me ligj prezenca e një psikologu për çdo shkollë. “Fenomenet me të cilat përballen të rinjtë sot dhe pasiguritë që shfaqen edhe për shkak të moshës së tyre, në shumë raste kanë nevojë për këshillat e një punonjësi social”, shprehet për “Shiptarja.com” psikologia Anxhela Peza. Lexo më shumë/Gjimnazet s’kanë psikologë për nxënësit me probleme sociale

6. Ministria e Arsimit ka renditur mbi 1 mijë tituj të teksteve shkollore të cilat duhet të përzgjidhen nga mësuesi e shkollave deri më 21 prill. Në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit është përcaktuar se do të jenë mësuesit e klasave ose komisionet lëndore ata që do të analizojnë të gjitha alternativat e teksteve shkollore dhe pas diskutimeve për to, vendosin për tekstin që do  të përdoret në secilën klasë/lëndë. Lexo më shumë/Përzgjedhja e teksteve mësuesit e shkollave afat deri në 21 prill

suplement arsimi

Lexo të plotë