Në Parkun e Karaburunit në Sazan është shfaqur një vizitor që ka surprizuar peshkatarët.
Foka Monachus monachus është një specie që gjendet kryesisht në Detin Mesdhe dhe Egje, e vetmja e kësaj gjinie në familjen e fokave.
Ajo është parë duke u ushqyer me oktapod dhe duke qenë se kjo nuk është hera e parë që vihet re prania e saj, mendohet se mund të jetë banore e përhershme e këtyre ujërave.
Foka e Mesdheut përfaqëson një ndër llojet më të rrallë në botë. Në Shqipëri, sipas Listës së Kuqe të Florës dhe Faunës, ajo është e rrezikuar në mënyrë kritike.
Dikur ajo ishte e përhapur gjerësisht dhe vazhdimisht në Mesdhe, Detin e Zi dhe në Atlantikun e Veriut, por sot shpërndarja e saj është shumë e fragmentuar. Në Detin Mesdhe, popullata e saj shtrihet rreth ishujve në detin Jon dhe Egje, përgjatë brigjeve të Greqisë kontinentale, Qipros si dhe në Turqinë perëndimore dhe jugore.
Komente












