Spektatori kërkon rishfaqjen
e Komedisë së Hervin Çulit

Spektatori kërkon rishfaqjen<br />e Komedisë së Hervin Çulit
TIRANE- Komedia “Loja e dashurisë dhe rastësisë” me regji të Hervin Çulit dhe kastit të zgjedhur prej tij, iu ka pëlqyer pa masë qytetarëve durrsakë. Veç duartrokitjeve dhe përgëzimeve që i kanë rezervuar javën e parë, kanë shkuar edhe më tej, duke kërkuar ta rishikojnë shfaqjen. Autori i komedisë, francezi Pierre de Marvaux, është thuajse i panjohur për shqiptarët, por regjisori Hervin Çuli e ka sjellë komedinë në zemër të publikut shqiptar.

Përfundimisht,  Drejtori i Teatrit Kombëtar të kryeqytetit ka vendosur ta pranojë kërkesën e publikut durrsak, duke e rikthyer të shtunën dhe sot në mbrëmje komedinë në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Çuli u shpreh se ia dedikon suksesin e kësaj komedie kastit të aktorëve që përbëhet nga Marko Bitraku, Adelina Muça, Besmir Bitraku, Xheni Fama, Eralda Caushi, si dhe Amos Zaharias.

Batutat e situatat plot humor, interpretimi brilant i aktorëve, ka qenë dhe një nga arsyet e kërkesës për ta riparë shfaqjen. Vepra është shkruar e vënë në skenë në shek. XVIII. Kostumet si dhe skenografia janë të asaj periudhe, por mesazhi është mjaft bashkëkohor. “Loja e dashurisë dhe rastësisë”, një komedi romantike, pret edhe sot në mbrëmje qytetarët durrsakë, dhe të gjithë artdashësit që shkojnë për ta parë në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Shkrimi u publikua sot (22.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar