Superliga shqiptare mbylli javën e gjashtë me derbin Partizani 0-2 Tirana. Dueli foli për bardheblutë që iu falën një dopietë të Redon Xhixhës në minutat 45+1 dhe 69. Tanimë skuadrat po mendojnë për javën e shtatë, që luhet në dy ditë. Të premte në 7 tetor zhvillohen tre duele në dy orare.
Erzeni luan me Egnatian në "Niko Dovana", duke nisur nga ora 15:00. Në "Air Albania" zhvillohet dueli mes Tiranës dhe Laçit në 17:45. Po të premte në 17:45 spikat dueli mes Vllaznisë dhe Partizanit në "Loro Boriçi".
Të diel, dy ndeshjet e radhës zhvillohen në orën 15:00. Kukësi luan me Bylis në "Kukës Arena", ndërsa Kastrioti pret në Kamëz Teutën e Bledi Shkëmbit. Pas gjashtë javëve të para prin në krye Partizani me 12 pikë, ndjekur nga Tirana, Bylis dhe Erzeni me 11 pikë. Në fund Teuta me katër pikë dhe Laçi me tre.
E premte, 7 tetor 2022
15:00
Erzeni - Egnatia
17:45
Tirana - Laçi
Vllaznia - Partizani
E shtunë, 8 tetor 2022
15:00
Kukësi - Bylis
Kastrioti - Teuta