Prezantuesja e BBC, lindi fëmijën e saj pak minuta pasi lexoi lajmet live në TV.

Victoria Fritz, e cila lexon lajmet e ekonomisë në BBC Breakfast, pati lajme më të rëndësishme për të dhënë atë ditë.

Asaj i nisën dhimbjet e lindjes ndërsa ishte akoma në televizion.

Bashkëshorti i saj kishte ngecur në trafik, kështu që partneri i saj i lindjes u bë në fakt parterja e saj në prezantim, Sally Nugent.

Ajo solli në jetë një djalë dhe më pas nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Tëitter falenderoi ekipin e punës në BBC për ndihmën në ato momente.