Spikerja shqiptare topless tërheq
vëmendjen edhe të mediave botërore
Ndërsa në Shqipëri ‘çudia më e madhe zgjati vetëm tre ditë’ dhe kjo risi mediatike u la në harresë, portali prestigjioz DailyMail e ka sjellë së fundmi në vëmendjen e lexuesve të saj.
Zjarr televizion e më specifikisht spikerja e lajmeve Enki Braçaj, kanë qenë në fokus të mediave qysh prej hapjes së televizionit. Sidoqoftë, ndërsa në Shqipëri ‘çudia më e madhe zgjati vetëm tre ditë’ dhe kjo risi mediatike u la në harresë, portali prestigjioz DailyMail e ka sjellë së fundmi në vëmendjen e lexuesve të saj.
Ata e konsideruan Enkin si studentja 21-vjeçare që i siguroi vetes një punë në televizion, pasi zbuloi dekoltenë, duke veshur vetëm një xhaketë dhe asgjë tjetër nën të. Në lajmin e DailyMail shkruhej gjithashtu se performanca e saj provokuese gjatë provave, tërhoqi menjëherë vëmendjen e drejtuesve të televizionit, që i ofruan rolin e spikeres.
Sipas portalit britanik, veshja ekspozuese e 21-vjeçares ka rritur shikueshmërinë e televizionit, ndërsa cituan edhe disa fjalë të spikeres, thënë pak kohë më parë: "Nuk është e thjeshtë të hysh në botën e televizionit dhe e kisha të qartë që duhet të tregohesha e guximshme dhe të bëja diçka ndryshe nëse do të doja t’ia dilja mbanë.
U konsultova me prindërit e mi dhe ata e mbështetën vendimin tim, nuk ishte aspak problem për mua të vazhdoja kështu. Nuk ka vetëm konkurencë për të hyrë në televizion, por ka edhe konkurencë mes televizioneve.
Unë thjesht gjeta një mënyrë për të rënë në sy dhe u sigurova që televizioni ku unë punoj të ketë shikueshmëri më të lartë". Sipas DailyMail, videoja e Enkit ku prezanton një lajm lidhur me Aleksandar Vucic është shpërndarë në mënyrë masive edhe në Serbi.
227/3
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
21.5%
-
Opozitës
74.5%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 3213
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua sot bashkë me ish-deputetin Çyrbja, kush është Ahmet Masha! Dosja e vitit 2013
20 Tetor, 21:15
-
Arrestimi i ish-deputetit Jurgis Çyrbja, i ushtrohet kontroll në banesë! Sekuestrohet makina dhe telefoni
20 Tetor, 20:58
-
Spikat Vllaznia - Partizani dhe Egnatia - Dinamo, kalendari i javës së 10-të në Superligë
20 Tetor, 20:40
-
Çyrbja ende në Policinë e Durrësit! Pamjet, ja furgoni i policisë që do e transferojë në Tiranë
20 Tetor, 20:38
-
Tiranë/ Makina del nga rruga dhe bie në Lanë, Policia nuk gjen askënd brenda makinës! Nisin hetimet
20 Tetor, 20:29
-
Aksident në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, makina përplaset me shtyllën e tensionit! Shoferi i plagosur dërgohet në spital, edhe OSHEE në vendngjarje (VIDEO)
20 Tetor, 20:13
-
Roma - Inter 'ndez' mbrëmjen e Serie A, formacionet zyrtare
20 Tetor, 19:59
-
Arrestimi i ish-deputetit Çyrbja, në pranga edhe një person i dytë (EMRI)
20 Tetor, 19:46
-
Liverpool 2-1 Chelsea, të kuqtë rimarrin kreu e Premier League! Man. City përmbys Wolves dhe ndjek me -1 pikë
20 Tetor, 19:33
-
Akuzohet për lidhje me grup kriminal në Durrës, arrestohet ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja! Doli në Sky ECC, 3 akuza, mes tyre tregtimi i sekretit shtetëror (VIDEO)
20 Tetor, 19:08
-
Renditja/ AF Elbasani dhe Partizani barazojnë 1-1, 'Demat' në krye të Superligës! Skënderbeu del me tri pikë nga Ballshi
20 Tetor, 19:05
-
Boronicat, vlerat e tyre për shëndetin e njeriut
20 Tetor, 18:55