Spinaq me qiqra dhe qepë të njoma
Përbërësit:
- 1 tufë spinaq
- 500 gr qiqra
- 1 tufë koper
- 2 karrota
- 1 qepë e thatë
- 3 qepë të njoma
- 2 thelpinj hudhër
- 1 domate
- 3 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Qiqrat i kemi zjerë paraprakisht. Kaurdisim qepën e thatë dhe qepët e njoma të grira imët. Hedhim pak kripë për të ndihmuar zbutjen e qepëve dhe më pas shtojmë hudhrën dhe karrotat e prera në kubikë të vegjël. Vendosim kapakun dhe i lëmë perimet të zbuten. Më pas shtojmë spinaqin e prerë hollë, domaten e prerë në kubikë të vegjël dhe qiqrat e ziera. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, i lëmë të lidhen pak aromat me njëra-tjetrën dhe më pas shtojmë ujë të ngrohtë. Vendosim kapakun dhe e lëmë gjellën të gatuhet në temperaturë mesatare. Në 5 minutat e fundit shtojmë koperën e freskët të grirë imët.
Komente












