Tavë me spinaq, vezë dhe djathë

Përbërësit:

  • 1 kg spinaq
  • 1 qepë e thatë
  • 4 qepë të njoma
  • 1/4 filxhan vaj ulliri
  • 1/4 filxhan tërshëre
  • 300 gr djathë
  • 4 kokrra vezë
  • 1/2 tufë kopër
  • 1/2 tufë majdanoz
  • 3 lugë gjelle miell misri
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere të madhe ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën e thatë për rreth 3 minuta. Shtojmë spinaqin e larë dhe kulluar mirë dhe e kaurdisim në zjarr të fortë për 4–5 minuta, derisa t’i ulet vëllimi, duke e trazuar. Hedhim tërshërën dhe i përziejmë që të përthithen lëngjet. Shtojmë kripë dhe piper. Në një tas të madh rrahim vezët me tel kuzhine dhe shtojmë: qepët e njoma, koprën dhe majdanozin. Këtë përzierje e hedhim në tenxhere duke i trazuar mirë të gjithë përbërësit. Në fund shtojmë një pjesë të djathit të thërrmuar. Lyejmë një tavë me pak vaj dhe e spërkasim me 2 lugë miell misri. Hedhim masën në tavë dhe e sheshojmë mirë. Sipër hedhim pjesën e mbetur të djathit dhe një spërkatje të lehtë me miell misri. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180–200°C për rreth 35 minuta.