Tavë me spinaq
Përbërësit:
1 kg spinaq

2 qepë të thata
4-5 lgj vaj ulliri
1 gotë qumësht
200 ml pana
2-3 lgj miell misri
200 gr djathë të bardhë
200 gr djathë kaçkavall të grirë
½ tufë kopër
½ tufë majdanoz
250 ml ujë
Arrë moskat
Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tigan me 2 lugë vaj ulliri kaurdisim qepët e grira imët. Në një tas vendosim spinaqin, hedhim pak vaj ulliri, shtojmë qepën e kaurdisur, panën, qumështin, djathin kaçkavall, djathin e bardhë të thërrmuar, koperën, arrën moskat, kripën dhe piperin.
Lyejmë një tavë me pak vaj ulliri, e spërkasim me miell misri dhe shtojmë masën e spinaqit. E nivelojmë me lugë dhe shtojmë sipër rreth 250 ml ujë të nxehtë. E mbulojmë të gjithë pjesën e sipërme me miell misri, e spërkasim me pak vaj ulliri dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë për 30 minuta. Pasi t’a nxjerrim tavën nga furra e mbulojmë me një pecetë që të qëndrojë e butë dhe më pas e servirim.
MC/Shqiptarja.comKomente

