TIRANË - E ftuar në studion e A1 Report, Elisa Spiropali ka komentuar edhe rezultatin zgjedhjeve lokale. Referuar deklaratës së Bashës i cili tha se ky rezultat është një fitore për PD, Spiropali u shpreh se ndoshta ai e ka pasur për ndonjë fitore virtuale.
 
Më tej ai shtoi se Basha duhet të bëjë një analizë që drejtimi i PD të përmirësohet.

“Se kuptoj për cilën fitore e ka Basha ndoshta ndonjë fitore virtuale. Ai duhet të bëjë analizë që drejtimi i PD të përmirësohet nëse ka një problem ne Shqipëri është zhbalancimi i opozitës në zgjedhjet lokale. Basha bën mirë të ndryshojë kursin dhe të shkojë në drejtimin e duhur.”- tha Spiropali.
 
Më tej ai vuri në dukje se duke parë rezultatin i jep ndjenjën e përgjegjësisë për të punuar më tepër.

“Nuk jam maniake entuziazmit për fitore. Kur shoh të gjithë hartën ndjej përgjegjësinë për t’ia rikthyer qytetarëve me pune jo vetëm unë, por edhe kryeministri.”- tha Spiropali.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)