TIRANË - “Biznesi nuk është armiku ynë përkundrazi është partneri ynë. Kanalet e komunikimit duhet të jenë fleksibël dhe efikase”. Deklarata është bërë nga drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali gjatë një takimi, me një përfaqësi të Dhomës Amerikane të Tregtisë së kryesuar nga Presidenti i saj, Mark Crawford, dhe Donald Brown, Zyrtari për Marrëdhëniet Ekonomike dhe Tregtare të Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Gjatë takimit, Spiropali ka vlerësuar investimet amerikane në Shqipëri, ekspertizën e tyre, kontributin që është dhënë për ekonominë shqiptare. “Shumë çështje janë për t’u shqyrtuar në lidhje me legjislacionin, shumë hapa duhen ndërmarrë për të përshpejtuar procedurat doganore, shumë mënyra operimi duhen ndryshuar, jam njohur me problematikat e biznesit”, ka deklaruar Spiropali.
Përfaqësuesi i ambasadës Amerikane e e ka ftuar Drejtoren e Doganave që t’i drejtohet ambasadës për asistencë teknike, duke e siguruar për mbështetje për proceset e integrimit.
Spiropali ka diskutuar edhe mbi iniciativat që kryeministri Edi Rama po ndërmerr për të përmirësuar raportin tatime-doganë-biznes dhe ka ftuar përfaqësuesit e Dhomës Amerikane të Tregtisë të jenë aktivë në Këshillin Kombëtar të Biznesit, organ i sapoformuar për këtë qëllim.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com