Spiropali: Eurodeputetët folën troç! Nuk ka qeveri tranzitore

Spiropali: Eurodeputetët folën troç! Nuk ka qeveri tranzitore

Ministrja e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka dalë në një deklaratë për shtyp pas përmbylljes së konferencës së deputetëve europarlamentarë. Ajo deklaroi se kjo konferencë i dha fund pretendimeve të opozitës për qeveri tranzitore. Sipas Spiropalit parlamenti dhe qeveria janë zgjedhur me votë dhe rezultati i zgjedhjeve është i padiskutueshëm.

"Sipas tyre, Shqipëria qenka shtëpia e shqiptarëve dhe miqtë dhe partnerët e këtij vendi qënkan turistë me vështrim të mjegulluar. Gjynah vërtetë, gjynah sepse Shqipëria dhe shqiptarët nuk e meritojnë këtë shfaqje konfliktualiteti dëmtues për hir të karrierës së Bashës që i trembet humbjes së zgjedhjeve të radhës. Për hir të frikës nga drejtësia që ka udhëheqja e opozitës. 

Eurodeputetët kanë kuptuar mirë çdo progres të vendit, ata  e dinë se ne kemi shumë për të bërë, por nuk impresionohen nga propaganda e çartur opozitare dhe nga fabulat mediatike me skandale dhe përmbysje imagjinare. 

Delegacioni i tyre foli troç fare, duke rrënuar pikë për pikë çdo pretendim absurd për qeverira tranzitore, parlamente jo legjitime. Ata nënvizuan nevojën për vazhdimin e jetës parlamentare dhe zëvendësimin ligjor të të arratisurve, duke ndarë me publikun disa të vërteta të thjeshta. 

Parlamenti dhe qeveria janë zgjedhur me votë dhe problematika e zgjedhjeve nuk e ve në asnjë diskutim rezultatin e tyre", deklaroi Spiropali.


Lajmi kryesor:

Reagimet/ Qëndrimi i fortë i delegacionit të PE-së kundër opozitës, Rama: Çfarë sikleti! Asnjë gëzim...


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë