Pas deklaratave të forta të delegacionit të PE-së drejtuar opozitës shqiptare për protestat e dhunshme dhe bojkotin, kanë ardhur edhe reagimet nga shumica. Kryeministri Rama thotë se nuk ndjen asnjë gëzim për qëndrimin e ashpër në bllok të europarlamentarëve kundër opozitës, e cila u largua nga fusha e logjikës demokratike.
Taulant Balla ka deklaruar se Partia Socialiste ka mirëpritur qëndrimin e parlamentarëve europianë, ndërsa ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi se deklaratat e PE-së u dhanë fund pretendimeve të opozitës për qeveri tranzitore.
Ndërkombëtarët dolën jo vetëm kundër mjeteve të përdorura nga opozita (djegia e mandateve dhe dhuna), por edhe kundër kauzës së tyre (vjedhja e votave) dhe kundër kërkesave të tyre (qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme) (lexo ketu).
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas qëndrimit të fortë të delegacionit të Parlamentit Europian kundër opozitës. Kreu i qeverisë thotë se nuk ka asnjë gëzim për qëndrimin e ashpër dhe në bllok të eurodeputetëve (lexo ketu).
"Asnjë gëzim për qëndrimin e ashpër në bllok të europarlamentarëve,kundër arratisë së opozitës parlamentare nga detyra dhe fusha e logjikës demokratike! Çfarë sikleti kur mendon se sa më keq se sa thonë u duket atyre, kjo shfaqje brutale dritëshkurtësie ndaj njerëzve e vendit" deklaron Rama.
Ministrja e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka dalë në një deklaratë për shtyp pas përmbylljes së konferencës së deputetëve europarlamentarë. Ajo deklaroi se kjo konferencë i dha fund pretendimeve të opozitës për qeveri tranzitore. Sipas Spiropalit parlamenti dhe qeveria janë zgjedhur me votë dhe rezultati i zgjedhjeve është i padiskutueshëm.
"Sipas tyre, Shqipëria qenka shtëpia e shqiptarëve dhe miqtë dhe partnerët e këtij vendi qënkan turistë me vështrim të mjegulluar. Gjynah vërtetë, gjynah sepse Shqipëria dhe shqiptarët nuk e meritojnë këtë shfaqje konfliktualiteti dëmtues për hir të karrierës së Bashës që i trembet humbjes së zgjedhjeve të radhës. Për hir të frikës nga drejtësia që ka udhëheqja e opozitës.
Eurodeputetët kanë kuptuar mirë çdo progres të vendit, ata e dinë se ne kemi shumë për të bërë, por nuk impresionohen nga propaganda e çartur opozitare dhe nga fabulat mediatike me skandale dhe përmbysje imagjinare.
Delegacioni i tyre foli troç fare, duke rrënuar pikë për pikë çdo pretendim absurd për qeverira tranzitore, parlamente jo legjitime. Ata nënvizuan nevojën për vazhdimin e jetës parlamentare dhe zëvendësimin ligjor të të arratisurve, duke ndarë me publikun disa të vërteta të thjeshta.
Parlamenti dhe qeveria janë zgjedhur me votë dhe problematika e zgjedhjeve nuk e ve në asnjë diskutim rezultatin e tyre", deklaroi Spiropali.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se Partia Socialiste ka mirëpritur përfshirjen e keloegëve europianë për bindjen e opozitës të tërhiqet nga ky skenar politik dhe aktet e dhunës. Balla gjithashtu tha se PE i kërkoi vijuesve të listës së kandidatëve për deputetë të pranojnë mandatin që i ka dhënë populli.
Balla deklaroi se PE mbështeti hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.



Postimi i plote i Balles
-
Reformën në drejtësi sa mē parë z.Kryeministër!
Përgjigju -
Veprimet e opozites jan akte te pastra tradhetie ndaj popullit, e kan krijimin e SPAKU-t si shpata e demokleut. Une propozoj qe hollandezin mos ta quajm me Lulzim Basha po Hamza Basha
Përgjigju -
Ndaj cdo kujt q1e,synon te prsih rendin dhe then ligjin, te zbatohet ligji dhe reni.te ngjithe te barabart para ligjit.Kush synon te demton shtetin dhe popullin shqiptare,gjithe shqiptaret I ka ne kundershtare.Shqiperia e shqiptarevet!Atdheu dhe populli mbi te gjitha!
Përgjigju











Komente
Komento