Spiropali fton opozitën: Votojeni projekt-rezolutën antikorrupsion! Mendoni si europianë, suksesi në 2030 do jetë i të gjithëve

 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga foltorja e parlamentit ripërsëriti ofertën për deputetët e opozitës të votojnë projekt-rezolutë antikorrupsion të propozuar nga Partia Socialiste.

Spiropali u ka bërë thirrje opozitarëve të lënë pas politikën e vjetër dhe të mendojnë si europian për Shqipërinë 2030 të anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

'Kundër saj keni qenë edhe para se ta lexoni. Shumë modestisht po ju ftoj të bëj të kundërtën, në rrugën e mundimshme të shtetit shqiptar për anëtarësim në BE brenda 2030 ka hapësirë për të gjithë aktorët në vend. Suksesi politik do të ishte i të gjithëve, dështimi vetëm i yni. Ftesë për reflektim. Edhe pse ka kohë. kur tam tamet e sherreve në vend të debatit serioz, ju keni paguar dhe keni paguar çmim të lartë politik për veten. Por edhe kosto për gjithë shoqërinë shqiptare.

Ju gabuat kur bojkotuat mandatet dhe sot ia vini fajin njëri-tjetrit. Në harkun e pak viteve këto duhet të kishin vlerën e mësimit për ju të gjithë. Pavarësisht se si do votoni, besoj se përtej kartonit, rezoluta për Shqipërinë 2030, nuk është ndryshim kursi i vendit, as një orientim i ri në reformat paralele që janë ndërmarrë. Është dhe një premtim për çuarjen në një nivel tjetër përpjekjet për mirëqeverisje dhe antikorrupsion. Për ta ngritur flamurin e Shqipërisë në Be brenda 2030. Ndarja e propozuar, është se ne pushteti është pjesë e korruptuar dhe pjesa e ndershme është ajo që e lufton. Por tek ne, bën pjesë një kategori e madhe identitetesh. Ka të majtë dhe të djathtë, ka pushtet dhe opozitë.

Ka që luftojnë korrupsionin por ka edhe mbartës të korrupsionit. Korrupsioni është një vrasës i shumëfishtë që dredh e denatyron shoqërinë. Dredh denatyron standartet normale të shoqërisë. Shpresa tek SPAK nuk mjafton. Këtu nis e ndërlikohet biseda e debati me ju. Tek ne nuk ka asnjë dilemë, asnjë dorë a këmbë që del nga rreshti i filozofisë tonë, që drejtësinë e bën një pushtet tjetër të cilën e mbështesim pa kushtëzim. Ne nuk ndërhymë dhe nuk pengojmë.

Të gjithë bashkë nga mëngjesi në mbrëmje merreni me avokatinë që janë ata dhe me prokurorin e atyre që mendojnë se janë ne. Ju i trokisni në derë SPAK i lini pirgje me dosje tek dera. Dhe e shpallni organizatë kriminale sa herë që hetohet ati juaj i penxheres. Mbajeni dhe mos iu ndani. Bie dakord me atë nuk e thoni se do shihemi vitin tjetër në gjendje ku ju do jeni në mandatin e katërt në opozitë pa xhamin e thyer të penxheres së doktorit. Nevoja për implementim me anë të një komisioni të posaçëm parlamentar, duhet një plan kombëtar për të gjithë fushat.

Duke besuar në rëndësinë e parlamentit se jemi republikë parlamentare, ne vendosë politikisht që parlamenti të jetë aktor kryesor në këtë marrëveshje për ta ngritur parlamentin në një nivel tjetër. Është jetike që parlamenti të luajë edhe më fort rolin e tij mbikqyrës. Parlamenti në këtë vit të fundit duhet të ngrihet në rolin e tij kushtetues. Nuk shkon qeveria në Evropë, integrohet shoqëria. ju ftoj qoftë edhe një çast të vetëm kur të ngrini kartonin mendoni si qytetarë të Evropës', tha Spiropali.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Miratohet me 76 vota pro Rezoluta anti-korrupsion e PS, Rama: SPAK nuk preket! 2 deputetë të opozitës kundër, të tjerët s'votojnë


G.K/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?