TIRANE - Zëdhënësja e qeverisë dhe ministre e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar sot në lidhje me akuzat ndaj infermierit Qazim Ismaili që është mes ekipit të bluzave të bardha për të shërbyer në Itali në përballimin e situatës së pandemisë COVID-19. Spiropali e cilëson Petrit Vasilin zvarranik që me ligësi helmon shpirtin dhe mendjen e njerëzve, pasi n/kryetari i LSI-së tha Edi Rama tallet me mijëra të vdekur në Itali dhe çon pompistin për "mjek", referuar Qazim Ismailit.

Nuk duam të merremi me opozitën në këto kohë luftë kaq të egër për në këtë kohë bëhet e pamundur heshtja kur tejkalohen dhe kufijtë e njerëzores me ligësira që helmojnë shpirtin dhe mendjen njerëzve ndërkohë që ata sot  kanë nevojë  për ndihmë prej nesh të zgjedhurve të tyre. Vesi del me shpirtin dhe disa specie të hatashme të faunës opozitare as sot nuk e qepenosin dot zgavrën e gabuar në vend të gojës. Unë e di që janë shumë të mërzitur me mallëngjimin që përfshiu mbarë Italinë prej gjestit tonë solidar me popullin fqinj e vëlla matanë detit për të cilën u gëzua i madh dhe i vogël me emrin shqiptar me përjashtim të disave të quajtur luanë dhe petrita të cilët janë shëmbëlltyra e një ligësie që e ka shoqëruan në shekuj sojin më të ulët politikanit shqiptarë, por dhe që për këtë rasti kaq solemn të historinë e marrëdhënieve me Italinë e me Europën, luanët dhe petritët të mos gjenin forcën të heshtnin por t’i vërsuleshin një shqiptari të mirë e të urtë, vetëm, e vetëm për të bërë pis veshjet e bardha të atyre 30 misionarëve që u kthyen në  engjëj shpëtimtarë në sytë e popullit italian, kjo kalon dhe kufijtë e të pabesueshmes.

Po kush është viktima e agresionit të këtyre njerëzve zvarranikëve? As më pak dhe as më shumë se Qazim Ismaili. Kryefamiljari i një prej familjeve të bombarduara  prej Gërdecit, me tre fëmijë. Ai u cilësua pacipërisht si pompisti i veshur si mjek dhe u kërdis publikisht nga palo burrat. Qazim  Ismaili është e vërtetë që ka punuar edhe në një karburant në Vorë, pranë shtëpisë së tij  të martirizuar nga bomba e korrupsionit më vrastar që ka njohur kjo anë e botës, por ai është infermier dhe jo vetëm i lidhur shpirtërisht, por dhe profesionalisht me Italinë. Ka punuar katër vite në Spitalin Ushtarak, më pas për 9 vite në spitalin Nr. 2 dhe më pas për 5 vite të jetës së tij si infermier në Itali. Ai u kthe në Shqipëri në vitin 2008 pikërisht pas bombardimit të Gërdecit.

Vajza e tij Artiola vuan nga zemra dhe u dëmtua nga shpërthimi i Gërdecit. Borxhi që Qazimi u ka miqve italianë për fëmijët dhe shtëpinë e tij të shkatërruar e ka shpjeguar ai vetë. Ndërsa unë dua t’ju them juve se ai u regjistrua në listën e 2000 vullnetarëve që u treguan menjëherë të gatshëm t’i përgjigjeshin thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë kur u krijua forca rezerve e saj. Dhe po ashtu ai kërkoi me vullnet të plotë dhe dëshirë të madhe të ishte pjesë e misionit të atyre 30 engjëjsh që përlotën mbarë Italinë. Prandaj vetëm respekt dhe mirënjohje pa fund për këtë burrë fisnik e fjalë pak dhe neveri e përbuzje pa rezervë për laron e për balon që më lehjen e tyre treguan me zë lartë se kurrë, sa i gabuar është cilido qoftë ai që i ka dhënë besimin e votës së tij. Uroj shumë të mos harroni kurrë këtë poshtërsi të pashembullt që bëni duke pompuar me helmin e tyre një lajm të rremë mbushur me zilinë e sëmurë, ndaj dikujt që quhet Edi Rama. Historia e marrëdhënieve tona me Italinë do ta kujtojë për gjithnjë këtë ditë kur flamuri i Skënderbeut ka rizbarkuar në atë anë të detit për t’u bashkua me një luftë që askush nuk e fiton dot i vetëm” tha ajo.