Spiropali i përgjigjet Murrizit: Ndryshimet e Kodit Penal, të domosdoshme

Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali i përgjigjet në distancë deputetit Murrizi, lidhur me zërat më të fundit se ka lindur një dashuri e re ndërmjet Ramës dhe Metës. Në një lidhje nga skype në Report TV, në emisionin ’Repolitix’ të moderatores Odeta Dume, Spiropali e konsideron një akt të domosdoshëm dekretimin e Kodit Penal nga Presidenti, Meta.

’’Opozita e re foli shumë për dashurinë mes liderve, mes Presidentit dhe kryeministrit, por harroi që nuk jeni në kohë dashurie por kohë kolere. Nuk e kemi mendjen për gjëra të tilla. Ajo që bëri presidenti është një vendim krejt normal i presidentit për të bashkëpunuar për punimet në Kodin e Ri Penal, një domosdoshmëri për plotësimin e të drejtës tonë penale që kishte mangësi të theksuara për sa i takon gjendjes së epidemisë, dhe fatkeqësisë natyrore. Do kemi kohë për t’u kthyer tek lufta dashuria dhe paqja. Presidenti i Republikës ka bërë një akt normal të kreut të shtetit. Ka dekretuar një ndryshim në Kodin Penal që është i domosdoshëm në këto kohë’’-tha Ministrja Spiropali

Ndërsa lidhur me shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore Ministra e Shtetit theksoi se kjo është një sakrificë që po bëjmë të gjithë kundrejt një bote të panjohur. Dy javët e ardhshme po shikohet mundësia për të liruar masat në mënyrë të ngadalësuar.

’’Për të ruajtur këtë gjendje dhe për të mbajtur këtë standard të garantimit të jetës ishte  e domosdoshme të shtyhej gjendja e fatkeqësisë natyrore. Përfytyrojeni këtë skenar kur nga java e ardhshme të lirojmë biznesin. Dhe ky i fundit të mos respektojë rregullat. Dhe ligjet dhe masat dhe kodet e protokollet të jenë në funksion për të ruajtur jetën e qytetarëve. Për të mos hedhur poshtë atë sakrificë dhe qytetarët të dalin në tufa. Situata nuk është ende e qëndrueshme. Ne nuk duam t’i bëjmë dëm biznesit, por ruajmë jetën e qytetarëve që të kemi një dëm më të vogël. Të respektojmë ligjet. Nuk do të jemi siç kemi qenë në mbyllje totale, por dy javët e ardhshme do hapim bizneset në mënyrë të përshkallëzuar. Do kemi një hapje të ngadalësuar’’, theksoi Spiropali

Për çështjen e riatdhesimeve Spiropali tha se nuk kemi ndërmend të dëgjojmë amatorë por ekspertë të fushës. Është e pamundur theksoi Spiropali të shkojmë shtëpi më shtëpi për të ruajtur qytetarët, kështu që për ata që kthehen nga vendet e tjera të botës është normale karantinimi, duke respektuar të gjitha rregullat. Ndërsa tha se edhe në parlament gjatë zhvillimit të seancës së sotme nuk kishte vënë re ndonjë shkelje të rregullave të distancimit. Disa deputetë nuk i mbajtën maskat, pasi ishin në distancë nga njëri-tjetri. Megjithatë për Spiropalin shembulli për respektimin e rregullave duhet të vij që nga deputetë të këtij parlamenti, ku janë marrë masa drastike.

’Unë shkoj në punë, vij dhe në parlament. Padyshim që në këtë periudhë shpenzoj më shumë kohë në shtëpi. Nuk ka qenë e lehtë për fëmijën tim 3 muajsh, pasi është shumë i vogël, sapo erdhi u mbyll në shtëpi. Por do ta përballojmë. Mos ta hedhim në kosh gjithë këtë sakrificë’’, -e mbylli kështu me mesazhin e saj ministrja Spiropali.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë