1762810500_80001762792370x1762792132spiropali571.png

Ministrja Elisa Spiropali iu përgjigj pyetjeve të deputetit Agron Shehaj lidhur me hetimet ndaj disa çështjeve nën verifikim nga Prokuroria e Tiranës dhe SPAK, duke theksuar se Parlamenti “nuk është vendi për të diskutuar dosje që janë në hetim”.

Spiropali theksoi se Shqipëria është “vend pararojë në Ballkan për procesin e integrimit evropian”, siç vlerësohet në Progres-Raportin e Komisionit Evropian, falë angazhimit për reformën në drejtësi, e cila, sipas saj, “ka pasur kosto të larta politike, përfshirë bojkotet dhe përplasjet parlamentare.”

Ajo nënvizoi se “lufta kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë janë prioritete absolute” dhe se qeveria nuk ndërhyn në punën e organeve të drejtësisë:

"Pyetjeve për çështje të caktuara që janë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës apo Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, nuk është ky vendi për t’i diskutuar dhe nuk do dëgjoni prej nesh t’i diskutojmë. Përveç asaj që thuhet e zeza në të bardhë në progres raportin e Komisionit Europian: Që nëse ka një arsye pse sot Shqipëria ështe vend pararojë në Ballkan sa i takon integrimit, është që ka ndarë mendjen të bëjë një reformë drejtësie e cila edhe pse me kosto të larta politike, se ka shkaktuar kjo reformë edhe braktisjen e kuvendit, edhe braktisjen e zgjedhjeve lokale në disa episode, edhe agravimin e gjuhës politike, por ne jemi te vetëdijshëm që lufta kundër pandëshkueshmërisë, drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritete aboslute, të cilat nuk mund t’i përcaktoni ju në tavolina, kush është fajtori dhe kush i pafajshëm.

Këto nuk i gjykoni ju, i gjykon gjykata, te cilët i kemi lënë të lirë të bëjnë punët e tyre dhe nuk do gjeni askënd prej nesh t’i komentojë dhe pastaj sa i takon përgjegjësive, ato janë individuale dhe ato që ju i quajtët përgjegjësi politike, të jeni i sigurt që ne i kemi mbajtur përgjithmonë dhe jemi ballëlartë para opinionit publik dhe qytetarëve tanë që na e kane dëshmuar në ndoshta 12 pale zgjedhje." - u shpreh Spiropali.


Lajmi kryesor:

Spiropali: Në vitin 2026, ofensiva më e madhe diplomatike për Shqipërinë anëtare të BE! Po punohet për hapjen e grupkapitullit të fundit brenda nëntorit