Foto: Lars Løkke Rasmussen dhe Elisa Spiropali

Në vijim të vizitës së saj në Kopenhagen të Danimarkës, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit nga Ministri i Jashtëm dhe ish-kryeministri i Danimarkës Lars Løkke Rasmussen.

Fokusi i takimit mes dy homologëve ishte thellimi i bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në kontekstin e Presidencës daneze të BE.

Spiropali deklaroi se "arkitektura e reformave të ndërmarra nga Shqipëria për përafrimim me standardet e BE, njihet dhe vlerësohet si vlerë e shtuar për vetë dinamikat e zgjerimit të Bashkimit Europian".

Si dy aleatë në NATO - shtoi Spiropali - Shqipëria dhe Danimarka besojnë fuqimisht te angazhimi i përbashkët për një Europë më të sigurtë e më të begatë.

Ministri danez, veçoi rezultatet e Shqipërisë në fushën e mirëqeverisjes dhe progresit demokratik, që e afrojnë vendin me objektivin për anëtarësim në BE.


Lajmi kryesor:

Spiropali në Kopenhagen: Zgjerimi i BE dhe bashkimi i Europës, objektiv strategjik