Spiropali pret krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri: Toleranca, faktor i kohezionit social dhe model për sjelljen politike
Elisa Spiropali me krerët e komuniteteve fetare
Në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi sot në Kryesinë e Kuvendit një takim me krerët e komuniteteve fetare.
Në takim ishin të pranishëm Kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Arqipeshkvi Metropolitan i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Arjan Dodaj, Mitropoliti i Beratit, Hirësia e Tij Asti, Kryetari i Vëllazërisë Ungjillore, Ergest Biti.
Kryetarja Spiropali nënvizoi se me rastin e Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, është e rëndësishme të diskutojmë jo vetëm për lirinë e besimit, si një e drejtë e garantuar në Shqipëri, por edhe për rolin e komuniteteve fetare në garantimin e të drejtave të tjera themelore të qytetarëve, duke kontribuar për ndërtimin e një shoqërie më të mirë, më njerëzore, më të drejtë.
'Mozaiku fetar është një ndër pasuritë më të çmuara të Shqipërisë. Mirëkuptimi dhe harmonia fetare janë një referencë e rendësishme për Shqipërinë, e cila tashmë njihet botërisht si shtëpia e përbashkët e besimeve dhe komuniteteve fetare, dhe ofrohet si shembull e model edhe për vendet e tjera. Mirëkuptimi dhe toleranca fetare shërbejnë edhe si një faktor i kohezionit social të shoqërisë. Por duhet të shërbejnë edhe si një faktor i kohezionit politik dhe si një model prej të cilit politikanët e parlamentarët shqiptarë duhet të mësojnë.Gjuha e dhunës dhe urrejtjes është e papranueshme në shoqërinë tonë.
Bashkëpunimi i Kuvendit me institucionet dhe komunitetet fetare duhet të ketë në fokus forcimin e infrastrukturës sociale të shoqërisë, fuqizimin e familjes dhe shëndoshjen e marrrëdhënieve familjare, ofrimin e shërbimeve sociale, njerëzore, arsimore, kulturore dhe eduktive, në luftën kundër dhunës në shoqëri e në familje, mbështetjen e familjeve dhe qytetarëve në nevojë etj. Ky bashkëpunim duhet të ketë në qendër familjen, njeriun dhe qytetarin', tha ajo.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
7.8%
-
Pak
82.1%
-
Nuk e di
10.1%
Vota total: 476
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bektashinjtë festojnë sot nisjen e pranverës, baba Mondi uron nga teqeja e Turanit në Korçë: Zoti na dhëntë dashuri e jo luftë
25 Mars, 16:07
-
Spiropali në Parlamentin holandez: Jeni mbështetës të fuqishëm të rrugëtimit europian të Shqipërisë! Synojmë mbylljen e negociatave teknike brenda 2027
24 Mars, 18:04
-
Kryeparlamentarja Spiropali takohet me ish presidentin Alfred Moisiu: Do të bëjmë realitet kërkesën e tij për ngritjen e muzeut 'Aleksandër Moisiu' në Kavajë
22 Mars, 15:31
-
Konferenca e Kryetarëve të Parlamenteve në Strasburg/ Spiropali: Shqipëria, lider në nxitjen e bashkëpunimit rajonal! Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës
20 Mars, 12:37
-
Seanca e fundit para 11 majit/ Kuvendi boshatiset nga deputetët e opozitës, Kukësi ‘përplas’ PD-PS! Miratohet ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit
17 Mars, 07:05
-
'Uroj të na nxjerrësh ligje të ëmbla!' Baba Mondi surprizon Spiropalin për ditëlindje
15 Mars, 21:40
-
Përballja mes kandidateve të PS-së dhe PD-së në Tiranë/ Rama i beson 8 grave në listën e mbyllur, Berisha fut në ‘patronazh’ Vokshin dhe Topallin, dy të tjerat ja jep aleatëve
12 Mars, 23:25
-
Integrimi/ Nesër në Tiranë Komisionerja e BE-së, Marta Kos! Takon Ramën, opozitën e përfaqësues të institucioneve të drejtësisë
12 Mars, 09:50
-
Muaji i shenjtë i Ramazanit, Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite shtron iftar
8 Mars, 16:24
-
Komisionerja e BE për Zgjerimin do të vijë në Tiranë më 13 mars, zbulohet agjenda
7 Mars, 19:04
-
Spiropali në Varshavë: Vlerësojmë mbështetjen e Polonisë për rrugëtimin e Shqipërisë në BE! Hołownia: Ne kemi nevojë për ju në Union
5 Mars, 12:11
-
100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, Spiropali në Itali: Ishte një demokrat autentik dhe besonte se Shqipëria mund të qeverisej në mënyrë demokratike e liberale
3 Mars, 15:34