Spiropali: Shqipëria kurrë nuk është kursyer për t'iu gjendur Kosovës!  Zhurmat 'patriotike' nga Luli, Likja e Saliu, propaganda bajate

Spiropali: Shqipëria kurrë nuk është kursyer për t'iu gjendur Kosovës!  Zhurmat 'patriotike' nga Luli, Likja e Saliu, propaganda bajate

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali  ka dënuar dhe ironizuar gjuhën 'patriotike' të përdorur nga Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Sali Berisha gjatë takimeve të tyre të zhvilluara me presidenten në detyrë në Kosovës, Vjosa Osmani. Spiropali nuk ka nguruar t'i tregojë opozitës se këto patriotizma të tyre janë të pabesueshme dhe propagandë bajate, pasi Shqipëria gjithmonë ka mbështetur gjithmonë Kosovën, në kohë lufte dhe paqe. Në lidhje me dënimi e gjenocidit serb, Spiropali është shprehur  se ajo është dënuar gjithmonë nga e gjithë politika shqiptare dhe se 'zhurmat patriotike' këto ditë nxori në hap se paska shqiptarë që mund të jenë kaq të zinj në shpirt dhe kaq budallenj në mendje.

"Tërmeti dhe Pandemia nuk kishin qenë kushedi se çfarë. Po na shohin sytë e po na dëgjojnë veshët budallallëqe nga më të pabesueshmet dhe propagandë nga më bajatet. Shqipëria kurrë nuk është kursyer për t'iu gjendur Kosovës. Në luftë dhe në paqe. Brenda dhe jashtë. Por nuk duan Luli, Likja, Saliu.

Mburraveci Luli Gjumi mori sot pozat e patriotit, i cili, me pushtetin e ardhëm që s'ka për ta pasur kurrë, gjumin që s'do i dalë asnjëherë, dhe tabelën e shumëzimit që gjithmonë do ta gabojë, do dënoka genocidin serb. Lul, eja në vete gjumash! Për 8 vite në pushtet genocidin serb s'e zure kurrë me gojë.

Për të mos mbetur mbrapa Lulit, Likja mori pozat e superpatriotit që paska mbrojtur integritetin territorial të Kosovës dhe për Atdhe s'lë medalje pa dhënë dhe nënshtetësi pa shitur.

E dha një kushtrim patriotik demoniak edhe Sali Berisha. Me një zë që mund të dalë vetëm nga gurmazi i shejtanit, tha ca gënjeshtra aq të trasha nga ato që vetëm mendja e djallit mund t'i nxjerrë nga fundi i ferrit.

Nuk e besonim. Por paska shqiptarë që mund të jenë kaq të zinj në shpirt dhe kaq budallenj në mendje. S'e kanë problem të gënjejnë dhe të mburren pafundësisht shejtanbudallenjtë. Problemi i tyre është se s'ka kush t'i besojë. Prandaj dhe nxijnë. Prandaj dhe turfullojnë. Prandaj dhe do humbin. Këto dy ditë dëgjuam një Quartet harqesh për muzike funebre me motive koniciane, posaçërisht thënien e famshme të Faikut; "Shumë broçkulla edhe u falen politikanëve, por pa kaluar kufijtë". Megjithatë Quarteti i këtyre kaloi çdo kufi.

E vërteta vonon por nuk harron. Të gjithë ata që shpresojnë se mund të fitojnë një grusht votash duke përçarë shqiptarët, përgjigjen do e marrin më 25 Prill. Kur Likja s'do ketë më parti, Doktori do dalë përfundimisht në pension, Bashën do e zërë gjumi përgjithmonë", shkruan Spiropali.

Gjatë takimit të sotëm me Vjosa Osmanin, kryedemokratit Lulzim Basha tha se sapo të vinte ai në pushtet do të hiqet traun në rrugën e Kombit dhe se do të dënonte gjenocidin serb. Një ditë më parë edhe presidenti Ilir Meta foli gjatë deklaratës me Osmanin për mbrojtjen e territorit nga ndryshimi i kufijve duke e cilësuar të rrezikshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 18/12/2020 20:33

    Zhurma "patriotike" e berish-meta-basha dhe llapaqeneria e spiropalkeRilindjes jane dy anet e modelit korruptiv shqiptar 30 vjeçar,qe ka instaluar KLANSEKTI PS,PD,LSI; te cilit pa tjeter do ti vije fundi,kur te konturohet nje nje klase e re politike e brezit te ri. Dhe numurimi mbrapsh eshte ne fillimet e para te mbara.

    Përgjigju
  • Ardian: 18/12/2020 19:07

    Likja do mbetet pa parti???O cme bere te qesh Po ku ka parti me te forte se leku dollari evroja Kur ti mbarohen atehere ska parti Po a mbarohen leket e ketij dhe te monikes

    Përgjigju
  • Petro Vasilis: 18/12/2020 18:37

    Luli, Likja e Saliu...! Po Monika ku eshte?

    Përgjigju
    • A. N.: 19/12/2020 09:46

      Lulzimi-Saliu-Iliri= L.S.I = Monika

    • Sallatori: 18/12/2020 19:59

      Ka shkuar per samadure

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij

E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij