Spiropali sqaron Italinë për “Crown
Agents”, u dublua projekti i BE

Spiropali sqaron Italinë për “Crown<br />Agents”, u dublua projekti i BE
TIRANE- Drejtoresha Spiropali ka sqaruar në Itali homologun e saj lidhur me zgjedhjen e një kompanie britanike për të kontrolluar administratën doganore. Në maj, Shqipëria kishte lidhur një marrëveshje doganore me Italinë dhe Francën për këtë qëllim. Ndërkohë që ka përzgjedhur kompaninë britanike “Crown Agents” për të kontrolluar Doganat, qeveria shqiptare ka “lënë në hije” një projekt binjakëzimi në fushën doganore, me fonde të Bashkimit Evropian, të nisur nga maji i këtij viti.

Ka qenë kërkesa e sqarimit lidhur me këtë “përplasje”, që ka çuar në Romë drejtoren e përgjithshme të Doganave Erisa Spiropali, e cila është takuar me homologun e saj italian Giuseppe Peleggi. Sipas njoftimit zyrtar, Spiropali “vlerësoi asistencën e gjithanshme që dogana italiane i ka dhënë ndër vite asaj shqiptare, nënvizoi ecurinë e projektit të Binjakëzimit që drejtohet nga ekspertët italianë  dhe theksoi vullnetin e administratës shqiptare për të zgjeruar fushat e bashkëpunimit në luftën kundër kontrabandës, evazionit fiskal dhe korrupsionit”. Nga ana e tij, Peleggi theksoi rëndësinë e projekteve dypalëshe në kuadrin e BE.

Fakti që pak ditë më parë Spiropali kishte pritur në takim atasheun ekonomik të Ambasadës franceze në Beograd të bën të mendosh që Italia dhe Franca kanë kërkuar sqarime lidhur me vendimin e qeverisë Rama për t’u lënë “çelësat” e Doganës britanikëve. Kjo, ndërkohë që ekziston një projekt binjakëzimi për implementimin e standardeve evropiane në doganat shqiptare, i cili realizohet nga Dogana italiane me mbështetjen e asaj franceze, le të kuptosh se Roma dhe Parisi kanë shprehur pakënaqësi për këtë vendim, pa u konsultuar me ta.

Sipas burimeve nga Brukseli, me detyrën e implementimit të projektit në Shqipëri është ngarkuar Natalina Cea, emër i njohur nga Eurodoganat, që ka drejtuar CAM Albania vite më parë në Tiranë. Projekti, që duhet të zgjatë deri në qershor të vitit të ardhshëm, ndër të tjera, synon të japë edhe ndihmë teknike edhe në fushën e laboratorit kimik, antikontrabandës dhe të drejtave të autorit.       
 
 Shkrimi u publikua sot (10.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar