Spiropali: U goditën tre raste kontrabande me vlerë malli 100 milionë lekë

Strukturat e specializuara operativo-hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në Kakavijë, Qafë-Botë dhe Shkodër, goditën mëngjesin e sotëm tre raste të kontrabandës.

Operacioni i parë u finalizua në Degën Doganore Kakavijë, ku u bllokua një sasi e konsiderueshme çizme grash, këpucë dhe konfeksione. Këto mallra po kontrabandoheshin nga Greqia në drejtim të Shqipërisë me autobusin me targa AA 578 CK, me drejtues mjeti A. Taraj dhe M. Simoni. Vlera e detyrimit doganor shkon ne 20 mijë euro. Operacioni i dytë, sipas burimeve zyrtare të DPD-së, u finalizua në Degën Doganore Qafë Botë, ku shtetasi A. Qosja me automjetin e tij tip kamion, me targa AA 663 FR, tentonte të kontrabandonte 1000 dyzina luge ose 12.000 copë, mbulesa divani 74 copë, perde 1069 copë ose 3207 metër linear, mbulesa tavoline 604 copë, shalle 410 copë, konfeksione 281 copë. Vlera e shmangies doganore ishte rreth 35 mijë euro. Ndërsa operacioni i tretë u finalizua në Doganën Shkodër, ku subjekti Vasil Tahiri me automjetin me targa SH 9022 C, po përpiqej të fshihte pa deklaruar një sasi të konsiderueshme mallrash industriale dhe konfeksione. Vlera e shmangies së detyrimit doganor shkon në disa mijëra euro.

Drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, informoi se në total vlera e mallit kontrabandë nga të tre aksionet llogaritet 100 milionë leke. Duke e konsideruar si super aksion kapjen e këtyre tre rasteve, Spiropali shkruan në rrjetin social 'facebook' se aksioni vazhdon në të gjithë Shqipërinë për kthimin e ligjshmërisë dhe luftën ndaj informalitetit.
 
ATSH
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Superkupa 'deh' Milanin, Cagliari e ndal 1-1 në 'San Siro'! Alen Sherri në stol