Spitali Amerikan 24 h në gatishmëri
 për pacientët gjatë sezonit veror 

Spitali Amerikan 24 h në gatishmëri<br /> për pacientët gjatë sezonit veror 
Në gatishmëri edhe gjatë këtij sezoni veror me ditë të nxehta dhe temperatura që shënojnë mbi 35 Gradë, Spitali Amerikan mundëson për të gjithë qytetarët trajtim të specializuar dhe të shpejtë në kohë falë stafit mjekësor, ndër më të mirët në vend.

Urgjenca është një portë e parë “pritëse”, për çdo të sëmurë. Por këto muaj përgjithësisht ka rritje të numrit të sëmundjeve kardiovaskulare. Të sëmurët kronikë nga zemra, për shkak të ekspozimit në diell në orët e pikut, pësojnë goditje të ndryshme dhe ndihma e parë për ta duhet të jetë e menjëhershme, përndryshe shoqërohet me fatalitete. Jo më mbrapa mbeten edhe traumat, hedhjet nga lartësitë për në det shpesh shkaktojnë invaliditete në mosha të reja.

spitali amerikan

Urgjenca është shëmbëlltyra e suksesit apo dështimit të një institucioni shëndetësor. Dhe në këto ditë të nxehta vere, ky shërbim merr një tjetër rëndësi të veçantë
Spitali Amerikan siguron trajtimin kirurgjikal profesional dhe modern të traumave nga aksidentet automobilistike apo dëmtimet e tjera që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale ortopedike, rastet kardiologjike-infarktet apo edhe rastet në pediatri.

Përgjatë muajit gusht, me stafin e specializuar mjekësor, Spitali Amerikan me dy njësitë e tij në Tiranë, ka qenë dhe mbetet plotësisht i përgatitur për të përballuar të gjitha llojet e urgjencave dhe traumave për pacientët. Stafi mjekësor përbëhet nga mjekë ortopedë, kirurgë të përgjithshëm, neurokirurgë, kardiologë, kardiokirurgë, mjekë të përgjithshëm të trajnuar brenda dhe jashtë vendit në dhënien e ndihmës së shpejtë tek adultët dhe fëmijët.

Teknologjia dhe kushtet në standartet më të mira; si qendra e Radiologjisë me shërbimet ekzaminuese, qendra e laboratorit më e kualifikuara në vend dhe sallat e kirurgjisë; ofrojnë kapacitetet e duhura për të menaxhuar jo vetëm trauma ortopedike, por edhe ato neurokirugjikale.

Edhe pse në kohë pushimesh, stafi i urgjencës është në angazhim maksimal në çdo orë të ditës dhe natës, për të përballuar urgjencat dhe traumat.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane