Spitali Amerikan dekorohet
nga Presidenti Bujar Nishani

Spitali Amerikan dekorohet<br />nga Presidenti Bujar Nishani
President i Republikës Bujar Nishani ka dekoruar Spitalin Amerikan për kontribut të shquar pedagogjik, përkushtim maksimal në kirurgjinë e transplanteve dhe realizimin e ndërhyrjeve të pamundura më parë për pacientët shqiptarë.

President i dha dekoratë mjekut kardiokirurg, Seyit Mehmet Sadik Ersoz, i cili ka ndërmarrë një nga sfidat më të mëdha në mjekësinë shqiptare - transplantin e Veshkave dhe të Mëlçisë, të realizuar për herë të parë në Shqipëri dhe doktor Neyyir Tuncay Eren, mjek kardiokirurg, cili ka realizuar ndërhyrjet më të vështira në zemër. 

Spitali amerikan si i pari privat në Shqipëri pas 9 vitesh punë numëron 300 000 mijë pacientë. Sot Spitali Amerikan numëron mbi 80 transplante të kryera me sukses duke u shndërruar në lider të shërbimeve mjekësore. Me teknologjinë më të avancuar dhe staf mjekësor të specializuar, solli standardet më të larta të mjekësisë moderne për pacientët shqiptarë.

“Në vlerësim të kontributit të shquar pedagogjik dhe klinik, si dhe përkushtimit maksimal profesional në fushën e kirurgjisë së transplanteve, duke realizuar ndërhyrje renale dhe hepatike, në mënyrë të palodhur e vetëmohuese dhe në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e jashtëzakonshëm profesional në fushën e kardiokirurgjisë, në ndarjen dhe shkëmbimin e përvojës së pasur shkencore dhe realizimin e ndërhyrjeve të pamundura më parë për pacientët shqiptarë”.

Kështu e ka motivuar dekorimin ndaj mjekut Eren presidenti Nishani.

nishani
nishani

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë