Spitali Amerikan merr pjesë në Kongresin
“Reagimi i organizmit ndaj ushqimeve bazë”

Spitali Amerikan merr pjesë në Kongresin<br />“Reagimi i organizmit ndaj ushqimeve bazë”
TIRANË - Spitali Amerikan në Tiranë, me anë të një komunikate ka bërë të ditur se ka marrë pjesë, në Kongresin me tematikë “Reagimi i organizmit ndaj ushqimeve bazë” i
organizuar ditën e shtunë, datë 18 Janar nga Klinika Fitthealth dhe Akademia Ndërkombëtare e Nutricionit Klinik.
 
“Nën kujdesin e Presidentit të Kongresit, Prof. Dr. Carmelo Rizzo dhe Dr. Albana Daka, shefe e Rrjetit Laboratorik në Spitalin Amerikan, në këtë kongres morën pjesë mjekë të shquar nga vendi, personalitete të Fakultetit të Mjekësisë dhe institucioneve të tjera mjekësore”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Spitali Amerikan në Tiranë.
 
Sipas njoftimit të Spitalit Amerikan, disa nga temat më të rëndësishme dhe me interes që u referuan në këtë kongres ishin, “reaksionet ndaj dietës ushqimore; ndjeshmëria ndaj glutenit; diagnostikimi i alergjive inhalatore nëpërmjet testit kutan; diagnostikimi i intolerancave ushqimore; obeziteti, epidemia në rritje etj”.
 
“Ky kongres shënoi një hap të rëndësishëm në informimin për mirëushqyerjen, reagimet e organizmit ndaj ushqimeve bazë, njohjen dhe diagnostikimin e alergjive inhalatore, intolerancat ushqimore”, ka bërë të ditur zyra e shtypit në Spitalin Amerikan në Tiranë.
 
spitali amerikan
(Në foto: Gjatë kongresit për reagimin e organizmit ndaj ushqimeve bazë)

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Belerit për pezullim

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e Belerit për pezullim