Spitali Amerikan, metodat e reja në
ekzaminimin e sëmundjeve të zemrës

Spitali Amerikan, metodat e reja në<br />ekzaminimin e sëmundjeve të zemrës
TIRANE- Spitali Amerikan në bashkëpunim me University College London Hospital zhvilluan Sesionin e dytë të Konferencës “Ekokardiografia Transezofagale” për këtë vit, metodën më të re të imazherisë në diagnostikimin dhe ekzaminimin e saktë të sëmundjeve të zemrës.
 
Në vazhdimësi të bashkëpunimit me University College London Hospital, sërish këtë vit Spitali Amerikan solli në Tiranë, emra të njohur; ligjërues universitar të shquar anglezë anestezistë dhe kardiokirurg; si Dr. Andrew Smith FRCA , Dr. Vivek Siveramman FRCA, Dr Susan Jane Wright FRCA dhe Prof. Dr Martin Hayward FRCS, aktualisht kardiokirurg në Spitalin e Zemrës, Londër.
 
Nisur nga interesi dhe kërkesat e mjekëve, specialistë dhe jo vetëm, në këtë konferencë, të gjithë mjekët kardiologë dhe kardiokirurgë pjesëmarrës nga vendi dhe jashtë u njohën me eksperiencën e huaj dhe metodat më të reja në diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës.
 
Në këtë konferencë mjekët kardiokirurgë dhe kardiologë të Spitalit Amerikan Dr. Arben Kojcici, dhe Dr. Alfred Nona referuan temat e tyre lidhur me punën e tyre kërkimore, me qëllim që informimin saktë dhe rëndësinë e ekokardiografisë transezofageale në diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës para dhe gjatë fazës operatore.
 
Gjithashtu nga University College London Hospital, mjekët kardiologë me famë botërore, Prof. Dr. Andrew Smith, Prof. Dr. Vivek Sivaraman dhe Dr. Susan Jane Wright, të ftuar të rëndësishëm në këtë aktivitet tre ditor, sollën praktikën e huaj në fushën e Kardiologjisë, si dhe prezantuan metodat e reja të diagnostikimit dhe trajtimet më të avancuara për një sërë sëmundjesh të zemrës.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024