Spitali Amerikan sjell teknologjinë e
fundit për trajtimet në neurokirurgji

Spitali Amerikan sjell teknologjinë e<br />fundit për trajtimet në neurokirurgji
TIRANE- Spitali Amerikan ka prezantuar këtë të shtunë teknologjinë më të fundit në lidhje me neurokirurgjinë. Tashme aparaturat që përdoren në neurokirurgji për pjesën e trurit dhe shtyllës kurrizore dëmtojnë shumë pak indet përreth zonës së prekur, dhe kjo bën të mundur që pacienti t’i kthehet aktivitetit të tij normal shumë shpejt.
 
Në një konferencë të organizuar nga Spitali Amerikan me temë “Sëmundjet e sistemit nervor dhe trajtimet e tyre” mjekë neurologë dhe neurokirurgë nga Shqipëria dhe Turqia shkëmbyen eksperiencat e tyre duke prezantuar edhe teknologjinë më të re me metoda mini-invazive.
 
Përveç ndërhyrjeve në pjesën e trurit, mjeku turk Ethem Beskonakli tha se ndërhyrjet bëhen edhe në të gjitha patologjitë që kanë të bëjnë me shtyllën kurrizore.
 
“Në lidhje me shtyllën kurrizore ne i kryejmë të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale, duke filluar nga frakturat e pjesës së qafës, ato të mesit, dhimbjet që shkaktohet nga shtylla kurrizore, tumoret e shtyllës kurrizore, traumat e ndryshme që prekin trurin dhe shtyllën kurrizore”,.
 
Spitali Amerikan duke përdorur teknikat kirurgjikale më të avancuara mini dhe mikro invazive, siguron një qëndrim të shkurtër në spital pas ndërhyrjes dhe minimizimin e dhimbjeve.
 
“Ne sigurojmë trajtimin më të sigurt për pacientët dhe duke përdorur metodat minimale invasive. Këto lloj trajtime bëjnë të mundur që pacientët t’i kthehem jetës normale sa më shpejt”, tha Beskonakli.
 
Në javën e ardhshme Spitali Aerikan do të kryejë pesë ndërhyrje neurokirurgjie falas për të gjithë personat në nevojë që nuk kanë mundësi të mbulojnë financiarisht këto trajtime.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët