Spitali Europian i specializuar në
ndërhyrjet e zemrës dhe rastet komplekse

Spitali Europian i specializuar në<br />ndërhyrjet e zemrës dhe rastet komplekse
Spitali Europian pjesë e grupit më të madh të shëndetit privat në Itali Villa Maria, prej kohësh ka vënë në dispozicion të pacientëve të tij stafin e kualifikuar dhe aparaturat më cilësore të kohës. Prof. Salvatore Lentini kardiokirurg me një eksperiencë shumë vjeçare në fushën e kirurgjisë, shpjegon në një intervistë për “Shqiptarja.com” avantazhet e ndërhyrjeve kirurgjikale në Spitalin Europian.

Çfarë do t’i ofrojë  Spitali Evropian popullsisë shqiptare?
-Para së të gjithash Spitali Evropian bën pjesë në rrjetin më të madh të kujdesit shëndetësor privat në Itali, GVM  Care & Research.
GVM menaxhon mbi 30 spitale jo vetëm në Itali, por edhe në Francë (Paris), Poloni dhe tani në Shqipëri.
Gjatë viteve, GVM ka zhvilluar një interes të veçantë në trajtimin e sëmundjeve të zemrës, duke u bërë një pikë referimi për kardiokirurgjinë dhe kardiologjinë invazive /interventiste në  Itali. Duke qenë pjesë e një rrjeti të tillë të madh shëndetësor ofron avantazhe të sigurta.

Cilat janë këto avantazhe në praktikë?
Para së gjithash, një rrjet profesionistësh në kontakt me njëri-tjetrin në spitale të ndryshme, që mund të trajtojnë llojet më të ndryshme të sëmundjeve të zemrës dhe rastet më  komplekse.
Përdorimi i teknikave të reja kirurgjikale.
Numri i madh i rasteve të trajtuara në spitalet GVM përmirëson rezultatet klinike.
Mundësia për të përdorur gjithmonë teknologjitë më të përparuara në fushën e mjekësisë.
Pjesëmarrja në disa klinika kërkimore me mundësinë për të trajtuar një numër të madh të pacientëve. E gjithë kjo është për të kërkuar procedurat më të mira mjekësore për kurimin e pacientit.

Edhe Spitali Evropian i Tiranës?
Sigurisht. Spitali Evropian i Tiranës është një pjesë integrale e GVM Care & Research dhe për këtë arsye organizimi i saj pasqyron organizimin e grupit italian.
U krijua në vend një ekip italian i kirurgjisë kardiake dhe një ekip i kardiologjisë interventiste që bashkëpunojnë ngushtë me mjekët shqiptarë .

Cilat janë risitë që GVM sjell në fushën e kardiokirurgjisë?
Në vitet e fundit janë bërë shumë përparime në fushën e kardiokirurgjisë. Në fushën e sëmundjeve të valvolave, grupi ynë shquhet ndërkombëtarisht për një mënyrë minimalisht invazive. Si për sëmundje të valvolës të aortës ashtu dhe për ato të valvolës mitrale në përgjithësi përdorim prerje të vogla kirurgjikale. Kjo ndihmon pacientin në periudhën postoperative për të lehtësuar shërimin.

Dhe për llojet e tjera të sëmundjeve?
Në fushën e revaskularizimit të miokardit për shembull, përpiqemi të përdorim më shumë bypass-e arteriale të mundshëm për të përmirësuar rezultatet afatgjata.


Lajmi u publikua sot(26.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri