Spitali Europian: Ja operacionet e rëndësishme që kryejmë

Spitali Europian: Ja operacionet e rëndësishme që kryejmë
Doktor Gentian Gjermeni:  Kryejmë ndërhyrje që përfshijnë angioplastikën në zemër, arteriet karotide dhe trajtimin e këmbëve diabetike.
 
Grupi Villa Maria është lider në Itali për sa i përket sistemit shëndetësor privat. Ky Grup është Grupi më i madh privat në Itali dhe nga më të mëdhenjtë në Evropë dhe baza e suksesit të tij është kualifikimi i lartë i mjekëve dhe personelit shëndetësor në përgjithësi, të mbështetura nga teknologjitë më të përparuara.
 
Një nga specialitetet në të cilat Grupi Villa Maria është lider, është shërbimi i kardiologjisë klinike dhe intervencioniste ose siç quhet ndryshe hemodinamika e pasuar me kardiokirurgjinë.
 
Në kuadër të fuqizimit të këtij shërbimi në Shqipëri, Grupi Villa Maria ka dërguar në Tiranë si përfaqësues të tij Dr. Gentian Gjermeni kardiolog intervencionist me experiencë 12 vjeçare në spitalet e Grupit Villa Maria.
Spitalet e grupit Vila Maria janë nga strukturat spitalore më të rëndësishme të Italisë përsa i përket kardologjisë dhe kardiokirurgjisë.
 
Cila është lidhja juaj me grupin Villa Maria?
 
Unë kam 12 vjet experiencë në sallën operatore kardiologjike në spitalet e grupit. Numri i rasteve që bëhen në strukturën ku unë punoj në Itali është mesatarisht 18 raste në ditë shërbim i organizuar në tre salla operacioni që punojnë në të njejtën kohë.
Shërbimi është 24 orësh pa ndërpreje duke përfshirë dhe sistemin e urgjencave. Në këto kushte unë vij me misionin për të ngritur shërbimin e hemodinamikës në spitalin Evropian, së bashku me disa mjekë të tjerë të cilët ndodhen  në Tiranë.
 
 
Puna juaj nuk konsiston vetëm në rastet e programuara, por dhe ato urgjente?
 
Organizimi i kardiologjisë dhe hemodinamikës nën kupton dhënien e ndihmës së parë aty ku gjenden salla hemodinamike dhe është shumë e rëndësishme të ndërhysh ku ka një infarkt akut për të shpëtuar jetën e pacientit. Kjo nënkupton një eksperiencë të gjatë pune për mirë të menaxhuar një rast të vështirë, sepse çdo minutë e humbur është një rrezik shumë i madh për jetën e pacientit.
 
Sa raste keni bëre gjatë karrieres tuaj në Itali?
 
Mesatarisht në spitalin ku unë punoj bëhen rreth 2500 - 3000 raste në kardiologjinë interventiste, përfshirë dhe urgjencat. Në karrierën time kam bërë rreth 8000 ndërhyrje që përfshijnë angioplastikat në zemër, arteriet karotide dhe arteriet e gjymtyrëve të sipërme si dhe të gjymtyrëve të poshtme dhe trajtimin e këmbës diabetike duke parandaluar prerjen e tyre.
Prej gati 5 vjetësh nga sallat operatore të spitalit ku unë punoj (i vetmi i përzgjedhur në Itali) bëhet transmetimi live i interventeve për kongrese shumë të rëndësishme në nivel botëror si LINC me trasmetime direkt ketë vit në Hong-Kong, Singapor, Kinë, Brazil përveç vendeve kryesore evropiane si Gjermania etj. Të njejtat procedura do të realizohen edhe në Tiranë falë ekperiencës së pa krahasueshme që kanë specialistët e Grupit Villa Maria.

Shkrimi u publikua sot(26.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com
(v.gj/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri