Spitali i Bulqizës i harruar nga shtetit, Urgjenca tërësisht jashtë funksionit

Qytetarët e Bulqizës prej shumë vitesh vuajnë mungesen e një spitali të mirëfilltë. Godina është e rregullt, por gjithçka brenda saj është e boshatisur.

Por problem më i madh mbeten mungesa e mjekëve specialistë. Bulqiza është zona më e madhe mineralmbajtëse në vend, ku në minerat e saj punojnë rreth 4 mijë minatoër, ndërsa aksidentet në punë janë pothuajse të përditshme.

Është qyteti me më shumë aksidente në punë, thuajse çdo ditë në Bulqizë ka punëtorë të cilët aksidentohen në miniera, por për shkak të mungesës së një urgjence të mirëfilltë dhe mungesës së mjekëve, shumë prej tyre përfundojnë me fatalitet. Në spitalin e Bulqizës mungon gjithçka.

Godina e spitalit është rindërtuar pak kohë më parë, por orenditë dhe pajisjet janë të shekullit të kaluar. Siç shihet edhe nga pamjet, dhoma e urgjencës përveç mbishkrimit në derë, gjithçka tjetër merret me terezi, pasi është tërësisht e boshatisur.

Në urgjecën e spitalit të Bulqizës ka vetëm një infermier i cili pret të aksidentuarit, por ai bën vetëm hapjen e rrugëve respiratore ndërsa për më teper pret sa të vijë helikopteri nga Tirana.

Mundësitë për ti ndihmuar të sëmurët janë të pakta për shkak të plagëve të rënda që ata marrin në punë.

Bulqiza është e harruar nga projekti i qeverisë për të shpërndarë mjekët specialistë në të gjith vendin. Pamjet flasin vetë pasi edhe salla e operacionit të spitalit të Bulqizës është e mbylluar prej kohësh, ndërsa jashtë kamerave ata pak infermierë që janë tregojnë se edhe ajo sallë që duhet të ishte për të operuar është jashtë funksionit.

Mjekë kirurgë në Bulqiz ka pasur deri në mbarim të makthit të vjetër të fillimit të viteve ‘90, por ai makth sot kërkohet, sidomos nga bulqizakët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat