Kryeministri i vendit, Edi Rama ka qenë në Shkodër ku ka vizituar pavionet e reja, të këtij spitali, nga ku ka deklaruar se puna për përmirësimin e kushteve të spitalit nuk përfundon këtu, por vitin e ardhshëm do të investohen 47 milion lekë në repartin e reanimacionit të përgjithshëm.
Gjatë vizitës që Rama ka bërë me Ministrin Beqaj, ka tëhënë se 5 milionë dollarë janë investimet e realizuara deri tani, si dhe ato të parashikuara së shpejti, kryesisht nga buxheti i shtetit, me financime të huaja dhe nga partneriteti publik-privat, të cilat e plotësojnë funksionimin e spitalit rajonal të Shkodrës dhe e bëjnë një nga qendrat më të rëndësishme të veriut të Shqipërisë, por edhe në të gjithë vendin.
Kryeministri Rama, tha se,shërbimi i pediatrisë, do të rehabilitojë pacientët e vegjël në një repart tërësisht të ri reanimacioni, të pajisur sipas standardeve më të larta europiane të shërbimit ndaj pacientit, me shtretër dhe aparatura monitoruese.
Pavioni i kardiologjisë është njëri prej investimeve më të rëndësishme në këtë spital, shtoi ai, duke thënë se, shërbimi i ri ofron mundësi që pacientët të kryejnë aty, të gjitha ekzaminimet e nevojshme, dhe me cilësi të lartë, si dhe të trajtohen në repartin e ri të Reanimacionit.
Rama lançoi edhe projektin për vitin e ardhshëm, që do të zbatohet në këtë spital, atë të ëendrës për koronarografinë, e cila do të nisë nga puna në fillim të vitit të ardhshëm, dhe do tu vijë në ndihmë, jo vetëm banorëve të Shkodrës, por edhe të gjithë Veriut, duke shmangur radhët e gjatë të pritjes në spitalin e Tiranës.Investimet për kardiologjinë, tha Rama, arrijnë rreth 75 milionë lekë.
Investime të rëndësishme janë realizuar edhe në kabinetin e diabetit, kabineti i kimioterapisë dhe shërbimit paliativ ku kanë marrë vëmendjen maksimale përsa i përket investimeve. Ndërkohë këto ditë do të përfundojë puna për instalimin e rezonancës magnetike.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com