Punimet në spitalin neuropsikiatrit “Ali Mihali” në qytetin e Vlorës janë inspektuar nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ai premtoi se ky investim do të finalizohet në pranverën e vitit 2015 dhe do jetë me parametra bashkëkohor. 

I pyetur për spitalin e Himarës, Beqaj pohoi se shumë shpejt do nisin punimet për rikonstruksionin e tij, ndërsa nuk kurseu të jepte detaje për investimet që po kryhen në spitalin neuropsikiatrik.

Punimet për spitalin neuropsikiatrik nisën në shtatorit të vitit 2013, ndërsa fondi i parashikuar për këtë investim kap shifrën e 13 milionë lekëve të reja.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)