Spitali Salus sjell gazetën 'Salus
News', ndërgjegjësim për shoqërinë

Spitali Salus sjell gazetën 'Salus<br />News', ndërgjegjësim për shoqërinë
TIRANE - Vjen në treg gazeta më e re shëndetësore “Salus News”. Kjo gazetë është një bashkëpunim mes spitalit Italian Salus dhe bankës Veneto Bank, ku të dyja këto institucione firmosën këtë të enjte një draft bashkëpunimi për këtë projekt sa social aq edhe shëndetësor.

Sipas drejtorit administrativ të spitalit Salus Luca Mocenni, gazeta “SALUS News”, e cila do të jetë falas për të gjithë synon të ndërgjegjësoj dhe rrit përgjegjësinë e shoqërisë mbi kujdesin që duhet të tregojnë ndaj shëndetit.

“Gazeta “Salus News’ do të publikoje shkrime shkencore dhe mjekësore të nevojshëm për publikun, si dhe do të jap informacion për disa sëmundje që nuk janë shumë të njohura . Gazeta do t’i kushtojë rendësi parandalimit të sëmundjeve pasi shohim se në Shqipëri nuk i kushtohet shumë rëndësi shëndetit.” tha Luca Mocenni, Drejtor Administrativ

spitali salus

Kjo gazetë vjen në treg edhe në kuadër të fushatës sensibilizuese për parandalimin e sëmundjeve apo edhe problemeve të ndryshme shëndetësore. Rreth 100.000 kopje të gazetës do të shpërndahen në të gjithë vendit për të dhënë sa më shumë informacione për shëndetësinë dhe shërbimet që ofron spitali Salus.

Gazeta “SALUS News” do të jetë e përmuajshme me 12 faqe, në brendësi të të cilave do të përfshihen të gjitha evenimentet mjekësore, informacionet shëndetësore, konferencat dhe seminaret mjekësore që organizohen në Spitalin Salus.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024