Agjencia britanike e spiunazhit GCHQ ka kapur imazhe nga webkamerat e miliona përdoruesve Yahoo nëpër botë, raporton e përditshmja britanike The Guardian.
 
Yahoo ka mohuar të ketë njohuri për këtë, duke e përshkruar si një shkelje të privatësisë "krejtësisht të papranueshme".
 
Operacioni, i cili u  quajt “Optic Nerve” u financua nga Agjensia e Sigurisë Kombëtare SHBA, mendohet të ketë ruajtur imazhe për një periudhë 2 vjeçare, nga 2008 deri në 2010. Për 6 muajt e parë të operacionit, ishin mbledhur imazhe nga 1.8 milion përdorues.

Sipas dokumenteve, ishin të shumta imazhet seksuale që u mblodhën, edhe pse jo qëllimisht.
Në një deklaratë GCHQ u shpreh se ishte tërësisht në përputhje me ligjin.
 
Nga raporti i GCHQ, rezulton se një numër surprizues i njerëzve i përdornin bisedat me webkamera për të treguar pjesë intime të trupit të tyre. 

Redaksia online
(os/shqiptarja.com)