Spiunazh në shërbim të regjimit iranian, SPAK kontrolle në shoqatën, banesat, zyrat dhe makinat e 20 ish-anëtarëve të MEK në Shqipëri

20 iranianë, më parë ish anëtar të MEK, janë nën hetim nga SPAK për spiunazh në shërbim të regjimit iranian. Report Tv ka mësuar se me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme janë duke u kryer kontrolle në banesat e tyre.  Pjesa më e madhe e tyre janë nën hetim që prej 3 vitesh!

Bëhet fjalë për ish-anëtarë të organizatës së muxhahedinëve iranianë të cilët janë shkëputur nga kjo organizatë dhe që tanimë dyshohet që po kryejnë aktivitet të ndaluar brenda territorit të vendit tonë për llogari të Gardës Revolucionare të Iranit dhe shërbimeve sekrete atje. GJKKO pak ditë më parë ka miratuar kërkesën e SPAK duke lejuar kontroll të 4 zyrave, 8 apartamenteve me qira e disa objekteve ku këta qëndronin e kryenin aktivitete të ndryshme.

Një prej personave që dyshohet si drejtues i ish anëtarëve të MEK edhe Hassan HEYRANI, personi që shikoni në foton e mëposhtme. 

1657877824_hasan.jpg

 

Disa nga ambientet e kontrolluara:

Zyra e shoqatës "ASILA" në përdorin (marrë me qira) nga shtetasit Hassan HEYRANI

Apartament në përdorin (marrë me qira) te shtetasit Hassan HEYRANI në rrugën "Karaman Yll 3-të Tiranë.

Autoveturë me targë AA505 RB në pronësi të shtetasit Hassan HEYRANI.

Apartament në përdorim (marrë me qera) të shtetasit Mehdi SOLEIMANI në rrugën "Allaman Dervishi".

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Olsi: 16/07/2022 00:29

    Ne po presim për gerdecin-partizanin-priftin-olldashin-trebicken-antare te lsi-se qe blinin vota me 100 dollare-papleken-inceneratoret...kta"spaku" meren 3 vjet me "vdhelat" nga irani qe kan bere shet nen shtet dhe qe do na mbeten ketu pergjithmon sepse 5000 veta nuk rezojne dot regjimin iranian me 50000000,sidomos tani qe do prodhojne arme berthamore.....

    Përgjigju
  • Loni: 15/07/2022 12:36

    Bravo spaku urime urime per detyren fisnike qe keni... Jeni fix si rruget shtrohen pastaj hapet kanali I telekomit edhe I ndonje tubacioni uji... Urraaa

    Përgjigju
  • Arbërori: 15/07/2022 12:08

    Qfar mjerimi e mashtrimi se kinse SPAK hulumton spiun pro Iranian… Serbia i ka aleat të ngusht Iranin Rusin Kinën e dreqin e të birin që quhet Edvin shkjau shqipfolës e që haptas bashkpunon me të gjitha këto agjentira antikombëtare shqiptare. Qfar bën Sigurimi i shtetit dhe SPAK këtu, asgjë sepse Edvin shkjau i ka nën kontroll të plot…! Zgjohuni o Shqiptarë ….

    Përgjigju
    • Fran: 15/07/2022 17:21

      O tr.p shko ruaj dhite se ku merr vesh nga politika njerz si ty ! Po faji eshte atyre qe ju lene juve te keni drejt vote ! Ne pyll duhet me ju mbyll !

    • Arberor bq vetvendosje: 15/07/2022 13:28

      Ja bere nje bj sot Albinit?

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar