‘Nuk ka lidhje kjo me objekte, a jeni në vete apo jo? Në kohën kur flitet për luftë yjesh, për raketa, të thuash për sigurinë kombëtare me aparat në dorë është qesharake.’, kështu u shpreh kryeministri Rama sa i takon sulmit rus ndaj dy ushtaraëve në Gramsh.

Në konferencën për shtyp me kryeministrin luksemburgez ai u pyet për praninë e agjentëve rusë në vendin tonë pas incidentit në Gramsh. Sipas Ramës, të ashtuquajturat ish baza ushtarake, ose objekte të rëndësisë së veçantë ku thotë se janë të deklastifikuara si objekte që prej vitit 2012.

‘Meqë ma dhatë mundësinë, më lejoni të them se mjegulla e ngritur ndaj objekteve të rëndësisë së veçantë është për të qarë e për të qeshur. Ato nuk janë objekte, ato janë karankatina të deklastifikuara si objekte të  rëndësie së veçantë në vitin 2012.

Kanë statusin e SHKP-ve, si të shkualifikuara.

Rama i cilësoi si qesharake ndërsa shprehu se shqetësimi më i madh është qëllimi i vërtetë i tyre në këto zona. Ai gjithashtu ‘thumboi’ të gjithë reporterët dhe kronikanët të cilët zmadhuan në formën e një shfaqjeje.

Të bësh spiunazh duke fotografuar ato mbetje arkeologjike të komunizmit është qesharake. Ajo që duhet të na shqetësojë ne, këta persona çfarë qëllimesh kanë. Sepse më falni po një mision spiunazhi që shfaqet me një veturë që duket sikur thërret aman më shihni më kapni se jam e veçantë. Kështu që i takon hetimit të përcaktojë më shumë. Shqetësimi ynë është ky është qëllimi i vërtetë. Kjo i shërbeu nxitjes së një kapërdijë se panik nuk kishte, pashë njerëz që bënin humor të thirrjeve të urrejtësve profesionist.

Ndërkohë që duhet të shohim nga hetimi dhe gjykimi për qëllimin. Nuk ka lidhje kjo me objekte, a jeni në vete apo jo? Në kohën kur flitet për luftë yjesh, për raketa, të thuash për sigurinë kombëtare me aparat në dorë është qesharake. Këta persona të cilët, për fat të mirë u ndaluan nga rojet që bën detyrën e tyre, janë persona të dyshuar për spiunazh. Por çfarë shihet pas kësaj shfaqjeje me vëmendje që mori edhe me ndihmën tuaj me ca reporterë që kërcenin atje...

Spektakël me ndihmë të gjithë kronikanëve.’- tha Rama.

Pyetjes për agjentët e dyshuar iu përgjigje edhe kryeministri luksemburgez i cili u shpreh se për aq kohë sa drejtësia e ka marrë në shqyrtim si çështje nuk është nevoja e një komenti.

Ky reagim i Ramës, vjen pas një sërë komentesh nga opozita për ngjarjen në uzinën e Gramshit. 

Si ndodhi ngjarja?

Dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç  dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, janë pikasur nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre janë arrestuar nga policia, ndërsa po hetohen si spiunë të shërbimit sekret rus. Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri janë gjetur 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat janë sekuestruar nga policia.

Ndërkohë edhe gjatë ditës së sotme policia ka arrestuar katër turistë çekë në fabrikën e Poliçanit. Ata u arrestuan në një distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit. Ata po filmonin ish fabrikën e fishekëve dhe tunele në Poliçan, ndërsa për tu futur kanë thyer derën e një tuneli dhe kanë dëmtuar drynin. Por, në fakt pisa e hetimeve për ta nuk është spiunazhi, pasi dyshohet se ishin thjesht turistë.