S’po kërkohen negociata me PD dhe LSI, por dialog me studentët...
Foto nga protestat studentore te Ministria e Arsimit
Nuk ka kërkuar e nuk po kërkon kush negociata! Me kërkënd! As që ia vlejnë negociatat me PD e LSI; nuk duan zgjidhje, nuk duan ndryshim.
Janë ata që kontrollojnë qeverisjen e universiteteve dhe kanë përgjegjësinë kyçe të partizimit, për pasojë rrënimit të tyre-posaçërisht duke i denatyruar nga qendra dijesh në reparte militante ku partia respektive rekruton apo bën qokat e saj.
Shqip, duan pushtet, asgjë tjetër. Madje jo vetëm ata! Po kërkohet dialog, me cilindo djalë apo vajzë-studente, pedagog e pedagoge që realisht është i shqetësuar dhe ka një ide për ndryshime të thella në sistemin universitar të vendit. “Tarifat” janë një çështje tërësisht e plotësueshme, madje e tejkalueshme, por këtë herë mbi bazë meritë, kurrë më si qokë për parazitë partie.
Po a mjafton kjo? Joooo! Nga viti 2014 deri në fund të këtij viti janë 31.4 miliardë lekë nga Buxheti i Shtetit paguar për arsimin e lartë-universitetet; 38.8 miliardë lekë do arrijnë këto pagesa në fund të vitit 2019;
Po pyes përsëri; Ç'i keni bërë këto para?! Por mbi të gjitha: Po pyes përsëri: Ç'i keni bërë këto para?! Por mbi të gjitha: Cili është produkti që kemi marrë prej tyre?
Ne kemi një plan për të rritur edhe më financimin e arsimit; Por pyetja që mbetet është e njëjta: Cili do të jetë produkti?
Për këtë duhet dialoguar! Kush nuk dëshiron të ndryshojë gjendjen në universitete po bllokon me hir e me pahir dialogun; Kanë frikë nga ndryshimi, ju shkatërron pushtetin partiak e krejtësisht regresiv në universitete. Ata i shohin studentët hem si bankomat për korrupsionin partiak, hem si ushtarë për betejat e tyre.
Asgjë më shumë se kaq! Mendoni për vete, shokun, shoqen, ata edhe më të rinj se ju, të ardhmen tuaj e të ardhmen e tyre; Dialogoni! Nuk duam të ndryshoni as nga mendimet tuaja, fare. Nuk ju duam as për partinë e as në parti, fare!
Ju duam këtu në Universitet e më pas në punë! Ju duam për Universitetin, është i juaji, jo i partisë!
Kaq!
VO: Dhe një gjë, për ju që vini nga familje në vështirësi, thuajse të pamundura për të mundësuar studimet tuaja: Vërtetë ju emocionojnë lavdet e kalamajve të oligarkëve? Vërtetë mendoni se këta mendojnë për ju? Joooooo! Mendojnë për babin e mamin pushtetekonomik humbur...
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7440
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Parlamenti/ Tensione të tjera në sallë, Dogjani kërkon fjalën para Idrizit dhe bllokon foltoren, ndërhyn dhe Garda! Pritet votimi i buxhetit (VIDEO)
19 Nëntor, 20:03
-
Komisioni Ekonomisë ‘pro’ pr/buxhetit 2025! PD voton kundër! Tabaku: Nuk parashikohen fondet për pensionet! Braçe: Të rritet buxheti për sigurinë kibernetike
15 Nëntor, 11:36
-
Skema e TVSH-së në bujqësi shkakton debate në Komisionin Ekonomisë/ Braçe-Denaj: Ka 6 vjet që bëni studime! Ministrja: Gati ta rishikojmë tatimin
13 Nëntor, 16:33
-
‘Harrohet’ sigurimi i detyrueshëm i banesës! Cila është skema e re që propozojnë socialistët? Primi i sigurimit të zbritet nga të ardhurat vjetore të qytetarëve
9 Nëntor, 20:44
-
Dezinformimi/ ‘Mos hapni çdo mesazh që vjen, edhe deputetët 'viktima'! Kreu i AKEP: U mbyllën 155 domaine ruse, 8 të grupeve të hakerimit! Qëllim, shkatërrimi i të dhënave
16 Tetor, 13:16
-
'Nuk dogjëm selinë e PS, thjesht hodhëm molotov', Braçe i përgjigjet deputetes së PD: E thotë sikur ka hedhur oriz në dasmë! Kuptoni gjë ju?
16 Tetor, 10:33
-
Miratohet projektrezoluta, KLSH do të bëjë publik planin e auditimit, kohëzgjatjen dhe audituesit! Debate mes socialistëve për transparencën e institucionit
15 Tetor, 16:15
-
Rama ironizon “mosbindjen civile”: Manifestim politik për pushtet! Dy protesta ka pasur Shqipëria, atë të armëve kimike dhe studentëve
12 Tetor, 08:45
-
Dështon sërish Hetimori i Shëndetësisë, Vokshi kërkesë Spiropalit për zëvendësimin e Ndrecës dhe ndëshkimin e 3 deputetëve: Do bëjmë dhe kallëzim penal
11 Tetor, 10:18
-
‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Hetimori i Shëndetësisë shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur
9 Tetor, 12:10
-
Mazhoranca ‘sherr’ për transparencën e KLSH-së, Braçe: 10 muaj një kontroll! Duhet afat për auditimet! Gjini: Cënohet pavarësia
8 Tetor, 20:28
-
Braçe ironizon protestën e opozitës: Thonë sot është për jetë a vdekje! S’kemi ndërmend t’i vrasim, këta protestuesit i kanë vrarë çdo herë
7 Tetor, 17:16
Brace pse nuk dole e fole kur votohej Ligji I Arsimit Larte po e votove me te dy duart. Ky ligj u be per oligarket. Ku eshte pare qe te financohen privatet me taksat e popullit
Përgjigju